Albspirit

Media/News/Publishing

Luan Krasniqi: Sot mora një lajm të hidhur 

Sot mora një lajm të hidhur nga një miku im në Tiranë: Ismail Kadare u shua.
Në kujtesën tonë kombëtare ai do të mbetet përherë si një shkrimtar gjenial dhe atdhetar i pakrahasueshëm. Për të Shqipëria ishte mbi gjithçka.
Në vitet e fundit kam pasur nderin të jemë me të në kontakt personal. Në librin “Mëngjese në Rostand“ ai madje ka futur diçka nga një letër e imja. Ai kështu më nderonte. Për mua ishte një nder i madh. Unë sot humba një mik të madh. Jam thellësisht i tronditur.
Mendoj se tronditja është e përgjithshme. Si komb ne humbëm sot një mendje e zemër të madhe. Shqiptarët kudo që janë ndihen pa masë të pikëlluar!
Please follow and like us: