Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Vdekja pret

Vdekja pret;
Ne shkojmë tek ajo,
herë të qeshur, herë të ngrysur
për jetën që kemi bërë.
Këtë,
asnjë i gjallë që vdes nuk e sheh.
Nuk duhet thënë me hidhërim:
“po vdes”,
sepse mundimi është i vdekjes që pret.
Organizime të ngjashme bëhen
në shoqëritë e kontrolluara;
spiuni pret i fshehur në shkurre, në çdo qoshe rruge e pallati,
dhe e kap kur do ai dhe jo viktima;
si në përrallat me miun –
ku vetën në filma si Mickey Mouse; Miu triumfon, del më i zgjuar,
duke ndryshuar perceptimin tonë.
Please follow and like us: