Albspirit

Media/News/Publishing

Minjtë e gjirizeve të urrejtjes nuk ia bëjnë dot gjyqin shkrimtarit të dashurisë

Rexhep Shahu

 

Në këtë ditë morti ra shi, por jo papushim shi, jo shi i rrëmbyeshëm, litarë-litarë. Ra shi sa me la pluhurin e ajrit në qiell, me ia pastrue udhën në qiell atij që po hynte të ulej në fron në përjetësi.

Nuk ra shi sa duhet me la udhët, sheshet, tavolinat e pista e të zhulta të Facebook e rrjeteve sociale, gjirizet nga ku kishte shpërthye urrejtja e kishin dalë minj që përhapin kolerë kundër dashurisë.

Ra shumë pak shi për me la gjithë këto gjirize të mëdha urrejtje të verbër, urrejtje spiunësh, urrejtje komunistësh, urrejtje serbësh ndaj atij që ishte më trimi dhe i kish mundur e sfiduar të gjithë.

Ata që nuk ia kanë lexuar librat i kërkojnë shkrimtarit të jetë ai çfarë nuk kanë mundur të jenë vetë ata në jetë e kur ai nuk bëhet ata, ata derdhin ndaj tij gjirizet e urrejtjes së tyre dhe lëshojnë lukunitë e divizionet e minjve të gjirizeve të urrejtjes.

Mjerim pa kufi, nuk ka shi që lan e pastron gjithë këtë urrejtje që derdhet nga gjirizet e urrejtjes në këto ditë morti.

Minjtë e gjirizeve të urrejtjes nuk ia bëjnë dot gjyqin  shkrimtarit të dashurisë.

Please follow and like us: