Zana Tako: Dëshira…
Puhizë shikimi yt,
tretet brenda diellit,
vezullon yjesh,
e shndrin në gji të hënës.
Jep e merr
e fjala nuk merr udhë.
Liria e saj ndalet
në pragun e dëshirës,
kërkon fllad të shlodhet,
e ujë burimi të freskohet.
Merre shtruar moj dëshirë,
se ujët e burimit nuk shterron.
Ngopesh e ndjen etje përsëri,
burim që pret e përcjell plot dashuri.
Vërtitesh rreth tij,
e të largohesh nuk bën dot,
dëshirat kthehen në lumenj,
që drejt shtratit vrapojnë.
Veç një dëshirë,
nuk e le të shkojë ti,
por e mban si një vashëz,
plot hir e bukuri.
Stolisur burimi,
plot nur e hijeshi,
ku gjallojnë e shndrisin,
miliona dëshirëza shpirti….
2 Korrik 2024.
Please follow and like us: