Albspirit

Media/News/Publishing

Letërsia e Kadaresë, një nga pesë krijimtaritë më të rëndësishme në botë

Claud Durand, Botimet Fayard, Paris, Francë

 

Letërsia e tij përfshin shumë gjini, romane, poema, romane të shkurtër, edhe drama. Romani im i preferuar është padiskutim “Pallati i ëndrrave”. Pastaj është “Dosja H” dhe të gjithë romanet e shkurtër “otomanë”, pra ata që merren me periudhën otomane, me luftën e shqiptarëve kundër otomanëve, si “Qorrfermani” apo “Kështjella”. Më pëlqen shumë atë çka ka shkruar për Eskilin, në esenë “Eskili ky humbës i madh”, një ese intime, një refleksion personal mbi klasikun. Di që ai po punon për një tjetër ese, por nuk duhet folur para kohe. Për mua letërsia e Kadaresë është një nga pesë krijimtaritë më të rëndësishme në botë. Është një nga shkrimtarët madhorë të epokës. Gjithë ç’kemi bërë për të mbrojtuar këtë vepër më duket krejt normale. Madje, jemi ne që i detyrohemi akoma.

Claud Durand: Letërsia e Kadaresë, ndër 4-5 më të rëndësishmet në botë

Please follow and like us: