Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Ngjyra lufte 

Warren G. Harding

Presidenti i SHBA-së, Warren G. Harding (1921-1923) thoshte se “…mund të kujdesem mirë për armiqtë e mi. Por miqtë e mallkuar – janë ata që më lënë pagjumë”.
Ose siç themi ne: “O Zot më mbro nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vet”.
Besoni apo jo, por ushtria e Shteteve të Bashkuara shpenzoi shumë kohë duke e menduar këtë në fund të viteve 1920, kur doli me një plan për të pushtuar fqinjin më të afërt, Kanadanë. Sigurisht që kishte një precedent për të dy kombet që të luftonin njëri tjetrin. Ushtria Kontinentale pushtoi Kanadanë gjatë Revolucionit Amerikan dhe bëri inkursione të përsëritura gjatë Luftës së vitit 1812. Në vitin 1839 shteti i Maine shmangi për pak një luftë me armë zjarri me provincën e New Brunswick-ut për një mosmarrëveshje kufitare. Më pas, në 1866, rreth 800 anëtarë irlandezo-amerikanë të një grupi të quajtur Vëllazëria Fenian u përpoqën të pushtonin një pjesë të Kanadasë me qëllim që ta përdornin atë si një mjet pazaresh për të detyruar Britaninë e Madhe t’i jepte pavarësinë Irlandës. (Ata u dëbuan shpejt përtej kufirit të SHBA.) Pushtim i fundit pati një avantazh për kanadezët: I bindi
provincat e pavarura të New Brunswick, Nova Scotia, Ontario dhe Quebec se do të ishin më në gjendje të mbroheshin kundër pushtimit të radhës nëse do të bashkoheshin për të formuar Dominionin e Kanadasë, gjë që e bënë më 1 korrik 1867.
Sigurisht, këto përleshje u zbehën në krahasim me Luftën e Parë Botërore, e cila u ndez nga viti 1914 deri në 1918. Lufta u shkaktua nga vrasja e arkidukës Ferdinand të Austrisë, dhe kapi në befasi shumicën e palëve ndërluftuese. Lufta gjithashtu zgjati më shumë dhe ishte shumë më e kushtueshme në gjak dhe financa.
Asnjë nga kombet që luftuan në të nuk donte të zihej përsëri në befasi; shumë filluan të planifikonin çfarëdo lufte që mund të fshihej afër.
Ushtria amerikane hartoi një seri planesh luftarake të koduara me ngjyra për të mbuluar pothuajse çdo skenar të imagjinueshëm: Plani i Zi ishte një plan për luftë me Gjermaninë; Plani Portokalli trajtoi Japoninë, një fuqi në rritje të shpejtë në Paqësor. Ngjyra të tjera përfshinin e gjelbër për Meksikën; ngjyrë ari për Francën; kafe për Filipinet dhe të verdhë për luftë me Kinën. Kishte madje edhe një Plan Blu, në rast se Shtetet e Bashkuara duhej të pushtonin Islandën, dhe një Plan të Bardhë që merrej me trazirat civile brenda kufijve të Amerikës. Planin i Kuq ishte plani i Amerikës për luftë kundër Perandorinë Britanike, në rast se Britania (emri i koduar: Red – i Kuq) vendoste “të eliminonte Shtetet e Bashkuara si një rival ekonomik dhe tregtar. Meqenëse Kanadaja (emri i koduar: Crimson – e Kuqe e errët) ishte pjesë e Perandorisë dhe ndante një kufi prej mbi 6 mijë km me SHBA-në, pjesa më e madhe e planit blu kishte të bënte me pushtimin e Kanadasë dhe eliminimin e saj, përpara se britanikët ta përdornin si një terren për sulme në SHBA. Shtetet e Bashkuara do të sulmonin dhe pushtonin Halifax-in, Nova Scotia, portin më të madh të Kanadasë në Atlantik. Sulmi do t’i mohonte Britanisë aksesin në lidhjet hekurudhore dhe rrugore që do t’i nevojiteshin për të zbarkuar trupat në Kanada dhe për t’i shpërndarë ato në të gjithë vendin. Më pas, ushtria amerikane do të sulmonte përtej kufirit përgjatë tre fronteve: Trupat do të sulmonin ose nga Vermonti ose Nju Jorku për të pushtuar Montrealin dhe qytetin e Quebec; nga Michigan në Ontario; dhe nga Dakota e Veriut në Manitoba. Ndërkohë, Marina e SHBA do të merrte kontrollin e Liqeneve të Mëdha. Efektet e këtyre sulmeve do të ishin kapja e zemrës industriale të Kanadasë duke parandaluar sulme të ngjashme në Amerikë dhe për të ndërprerë më tej lëvizjen e trupave kanadeze nga një pjesë e vendit në tjetrën. Trupat do të kalonin nga Uashingtoni në Kolumbinë Britanike dhe do të kapnin Vankuverin, portin më të madh të Kanadasë në Paqësor. Marina e SHBA do të bllokonte portin e Princ Rupert, 700 km në veri. Sapo të kalonte kriza dhe marrëdhëniet midis Amerikës, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe të ktheheshin në normalitet, a do të tërhiqeshin trupat amerikane nga territori kanadez? Jo. “Synimet e Planit blu ishin të mbanin të gjithë territorin Crimson dhe Red të fituar,” shkruanin planifikuesit ushtarakë. “Politika do të jetë përgatitja e provincave për t’u bërë shtete dhe territore të bashkimit Blu me shpalljen e paqes.”
Pra, sa seriozisht po shqyrtonin Shtetet e Bashkuara pushtimin e Kanadasë? Sipas të gjitha gjasave, jo shumë. Plani i Kuq nuk hyn në aq shumë detaje se sa Plani i Zi i luftës me Gjermaninë, ose Plani Portokalli i luftës me Japoninë, të cilat planifikuesit ushtarakë supozonin se ishin kërcënime shumë më domethënëse. Synimi i planeve të tjera të koduara me ngjyra mund të ketë qenë që planet e luftës që përfshijnë Gjermaninë dhe Japoninë të dukeshin më pak të diskutueshme. Pas tmerreve të Luftës së Parë Botërore, në të cilën vdiqën afro 10 milionë ushtarë, shumë njerëz arritën në përfundimin se planifikimi për luftëra vetëm sa i bënte ato me më shumë gjasa të ndodhnin. Një publik që nuk do ta toleronte idenë e përgatitjes për luftë me Gjermaninë dhe Japoninë, do të ishte më pak i alarmuar nga ideja e përgatitjes së Shteteve të Bashkuara për luftë me Gjermaninë, Japoninë, Kanadanë, Islandën, Xhamajkën, Monakon dhe Andorrën.
Plani i Kuq i Luftës u deklasifikua në vitin 1974, dhe u kompensua nga njohuria se Kanadaja kishte hartuar planet e veta për pushtimin e Shteteve të Bashkuara dhe e kishte bërë ato disa vite përpara se Amerika të miratonte Planin e Kuq në vitin 1930. “Skema e mbrojtjes nr. 1”, siç quhej, u krijua në 1921 nga James Sutherland “Buster” Brown, drejtor i operacioneve ushtarake dhe inteligjencës kanadeze. Në shumë aspekte ishte e kundërta e Planit të Kuq: në rast se një sulm amerikan ishte i pashmangshëm, forcat kanadeze do të godisnin të parat, duke sulmuar dhe pushtuar qytetet kyçe si Albany, Minneapolis dhe Seattle. Këto qytete nuk do të aneksoheshin apo pushtoheshin për më shumë sesa ishte absolutisht e nevojshme. Ideja ishte që të prishej ekuilibri i SHBA-së, pastaj trupat të tërhiqeshin përsëri në Kanada, duke hedhur në erë ura dhe duke shkatërruar rrugë dhe hekurudha gjatë rrugës me shpresën për të vonuar kundërsulmin e pashmangshëm amerikan derisa të vinin përforcimet britanike. Plani mori vlerësime të ndryshme nga ushtria kanadeze: Një gjeneral e quajti atë një “plan fantastik të dëshpëruar që mund të kishte funksionuar”; oficerë të tjerë menduan se Brown ishte i çmendur. Plani kanadez mbeti në libra deri në vitin 1928, kur u hoq si jopraktik.
Please follow and like us: