Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Për 70 vjeçarët 

Mark Twain

Të festoje ditëlindjen e 70-të në shekullin e 19-të ishte një arritje; jetëgjatësia në atë kohë ishte vetëm 47 vjeç.
Në darkën e tij për ditëlindjen e 70-të, më 1905, Mark Twain u tregoi të pranishmëve sekretet e jetëgjatësisë: –
Që në të 40-at e kam bërë rregull të shkoj në shtrat kur nuk ka mbetur njeri zgjuar; dhe të ngrihem kur duhet; duke sjellë rregullsi të parregullsive. Për dietën kam qenë vazhdimisht e rreptë duke iu përmbajtur gjërave që nuk ishin dakord me mua. Për 30 vjet kam pirë kafe dhe ngrënë bukë në tetë të mëngjesit dhe asnjë kafshatë deri në orën shtatë e gjysmë të mbrëmjes. Ky është rregull për mua, por njerëzit me dhimbje koke nuk do të arrinin 70 vjetorin duke ecur të qetë në këtë rrugë, dhe do të ishin budallenj ta provonin.
Nëse zbuloni se mund t’i arrini të 70-at në rrugë të pakëndshme, mos shkoni drejt asaj rruge. Nuk pi kurrë më shumë se një puro në të njëjtën kohë; nuk pi kurrë duhan kur fle dhe nevrikosem pa të kur zgjohem. Morali është një fitim – si muzika, si një gjuhë e huaj, si devotshmëria, pokeri, paraliza – asnjë njeri nuk lind me to. Por nëse tregoheni të kujdesshëm me një moral, e mbani në një vend të thatë, e dezinfektoni herë pas here, dhe i jepni një shtresë të freskët zbardhimi, do të habiteni sa mirë do të zgjasë dhe sa gjatë do të mbetet e ëmbël, ose të paktën jofyese.
Nëse doni të tërhiqeni nga mendimi i natës dhe kthimi vonë në shtëpi nga banketi, dritat dhe të qeshurat nëpër rrugët e shkreta, duhet vetëm të përgjigjeni: ‘Ftesa juaj më nderon dhe më kënaq, por unë jam shtatëdhjetë tani – dhe më mirë do të rrija në cep të oxhakut, do të pi duhanin tim, do të lexoja librin tim dhe do të pushoja, duke ju uruar me gjithë dashuri.’
Ditëlindja e 70-të, është koha e jetës kur arrini në një dinjitet të ri dhe të tmerrshëm; i hidhni mënjanë rezervat që ju kanë shtyrë për një brez; qëndroni të patrembur e të paturpshëm në majën tuaj, duke i treguar botës se si keni arritur atje.
Kam arritur 70 vitet e mia në mënyrën e zakonshme, duke iu përmbajtur rreptësisht një skeme jete që do të vriste këdo tjetër; ky është rregulli i zakonshëm për arritjen e pleqërisë e cila nuk mund të kalojë nga rruga e një njeriu tjetër.
Please follow and like us: