Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Kopje dhe të vërteta

Statujën e Lirisë, Franca ia dha Shteteve të Bashkuara në 1886 për të nderuar miqësinë midis dy vendeve. Për të treguar vlerësimin e tyre, amerikanët që jetojnë në Paris ndërtuan një kopje 10 metra të lartë në 1889. Ajo qëndron në ishullin e Grenelës në mes të lumit Seine. Por ka edhe më shumë: Midis 1949 dhe 1951, Boy Scouts of America dhuruan rreth 200 kopje të Statujës së Lirisë prej bakri 4 metra të larta në qytetet në të gjithë SHBA-në (San Juan, Puerto Rico dhe Cheyenne, Wyoming, secili ka nga një). Francezët kanë gjithashtu disa: një në Barentin, i bërë për një film; një në Colmar, vendlindja e projektuesit origjinal të statujës, Frederic Auguste Bartholdi; dhe një në Bordo.
Muri i math kinez është mbi 600 km i gjatë dhe konsiderohet një nga shtatë mrekullitë e botës;  kopja e tij në Florida nuk është. Ky rikrijim prej 1 km ndodhet në Parkun Tematik Splendid në Florida, i ndërtuar në vitin 1993. U deshën 6.5 milionë tulla për t’a ndërtuar. Parki mbylli dyert në 2003 dhe që atëherë është lënë i braktisur.

Më 1934, industrialisti Robert Ilg ndërtoi “Kullën e Anuar të Nilit në Ilinoi”, 60  metra të lartë, për të nderuar “Babain e Shkencës Moderne” italiane – Galileo. Vetëm gjysma e madhësisë së origjinalit, ajo përputhet me këndin e saktë të animit të veçantë të kullës së Pizës. Niles dhe Piza u bënë zyrtarisht “qytetet motra” në vitin 1991. Shenja e Hollivudit, Los Anxhelos, Kaliforni; Replika në Palermo, Itali Në vitin 2001, artisti italian Maurizio Cattelan mbikëqyri instalimin e një kopje gjigante, të shenjës së famshme të Hollivudit. “Unë kisha punuar me ikona,” shpjegoi Cattelan, “por doja të përdorja një që nuk do të ishte ikonë, por fjalë. Fjala ka më shumë fytyra”.

Secila nga nëntë shkronjat është 23 metra të lartë dhe e gjithë fjala ka një gjatësi prej 167 metra  (origjinali në Hollivud është vetëm 150 metra). Ndodhet në kodrën Bellolampo, me pamje nga depua e plehrave të Palermos.
Statujat e Ishullit të Pashkëve, Replika e Oqeanit Paqësor Jugor ndodhet në Hunt, Teksas. Të vendosura në një fushë jashtë autostradës shtetërore 39 të Teksasit, këto rikrijime të sakta dimensionale të statujave të ngjashme me fytyrat në ishullin e Pashkëve u ndërtuan nga artizanët vendas Doug Hill dhe Al Sheppard. Nëse e vizitoni, do të shihni se statujat ndajnë hapësirën e tyre me një kopje të një monumenti tjetër antik, Stonehenge.
Monumenti i Uashingtonit, Uashington, D.C. Ndodhet edhe Pope’s Creek, Virginia: Është më pak se një orë nga Monumenti aktual i Uashingtonit, por nëse jeni të lodhur nga gjëja e vërtetë, mund të shkoni gjithmonë këtu. Është pjesë e Monumentit Kombëtar të Vendlindjes së Xhorxh Uashingtonit – Përroi i Papës është vendi ku lindi Xhorxhi – dhe megjithëse nuk ka shumë relike nga fëmijëria e tij, ai ka këtë rikrijim 12 metra të lartë të monumentit (ai aktual në Washington D.C. është 555 metra i gjatë).
Kulla Eifel në Paris, Francë ka një replikë në Paris, Teksas, që e ngriti këtë monument 16 metra të lartë në 1993 për nder të adashit të tij francez. Kur zyrtarët në Paris, Tennessee, dëgjuan për këtë, ata ndërtuan një kullë Eifel 16 metra të të lartë. Parisi, Teksas, luftoi dhe e bëri të tyren pesë metra më të lartë. Kjo e nxiti Parisin në Tenesi ta rriste kullën efhe pesë metra. Në vitin 1998, Paris, Teksas, vendosi një kapelë kauboji të kuqe të ndezur në majën e kullës, duke e bërë edhe disa centimetra më të gjatë. Por asnjëra nuk mundet të kopjojë Kullën 164 metra të lartë në Las Vegas; dhe as kjo nuk e arrin dot origjinalen 320 metra të lartë në Paris, Francë).
“Bekoni këtë shtëpi” dhe “Dashuria është e verbër” janë të dyja shprehje të përdorura për herë të parë në anglisht, në poezitë e Chaucer-it rreth viteve 1380.
Please follow and like us: