JEHONË NË ARGJENTINË PËR FILMIN ME AKTORIN E MADH BEKIM FEHMIU
DIARIO CRÓNICA (1969) / JEHONË NË ARGJENTINË PËR FILMIN “UNË KAM TAKUAR CIGANË TË LUMTUR” ME AKTORIN E MADH BEKIM FEHMIU…
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Korrik 2024
“Diario Crónica” ka botuar, të enjten e 12 qershorit 1969, në faqen n°20, një shkrim për filmin e suksesshëm “Unë kam takuar ciganë të lumtur” me aktorin e madh shqiptar Bekim Fehmiu, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Luxor: suksesi cigan
Burimi: Diario Crónica, e enjte, 12 qershor 1969, faqe n°20
Filmi “Unë kam takuar ciganë të lumtur ose Mbledhësi i puplave” ka hyrë në javën e dytë të shfaqjeve – ngjarje që na gëzon për cilësinë e shkëlqyer të filmit – në kinemanë Luxor, me aktorin e madh Bekim Fehmiu dhe Olivera Vučo në rolet kryesore. Kompania Kinematografike “Norma” njofton se të shtunën do të ofrohet shfaqja e filmit në orët e vona të natës nën kujdesin e Shoqatës së Kronikave Kinematografika të Argjentinës.