Astrit Lulushi: Përkthim
Aleksandri i Madh, Mbreti i Maqedonisë, pushtuesi i madh; ndoshta përfaqësohet te Danieli i Biblës nga “barku prej bronzi” dhe “brirët e cjapit”.
Ai pasoi babain e tij Filipin dhe vdiq në moshën tridhjetë e dy vjeç nga pasojat e mospërmbajtjes, më 323 p.e.s.. Perandoria e tij u nda midis katër gjeneralëve të tij. Aleksandria, Metropoli antik i Egjiptit të Poshtëm, u quajt kështu nga themeluesi i tij, Aleksandri i Madh (rreth 333 p.e.s.), dhe ishte për një periudhë të gjatë qyteti më i madh nga qytetet ekzistuese. Niniva ashtu edhe Babilonia ishin shkatërruar dhe Roma nuk ishte ngritur ende në madhështi.
Ishte rezidenca e mbretërve të Egjiptit për 200 vjet. Nuk përmendet në Dhiatën e Vjetër, dhe vetëm rastësisht në Dhiatën e Re. Apoli, elokuent dhe i fuqishëm, ishte vendas i këtij qyteti.
Shumë hebrenj nga Aleksandria ishin në Jerusalem, ku kishin një sinagogë, në kohën e martirizimit të Stefanit. Në një kohë thuhet se në Aleksandri banonin rreth 10.000 hebrenj. Qyteti zotëronte një bibliotekë të famshme prej 700,000 vëllimesh, e cila u dogj në vitin 642. Pak dihet se nga kush; disa thonë se ishin romakë, të tjerë thonë, saraçenë.
Pikërisht në Aleksandri u përkthye në greqishten e lashtë Bibla; u quajt Septuaginta, nga tradita se shtatëdhjetë njerëz të ditur u angazhuan në përkthim. Megjithatë, nuk u përkthye e gjitha në një kohë. Filloi në vitin 280 p.e.s. dhe përfundoi rreth vitit 150 p.e.s. Prej saj, sot merren të gjitha referencat historike.
Please follow and like us: