Pajtim Sejdinaj: In memoriam, Fadil Novrus Hadushi!
Kushdo vizitor që do të hyjë në muzeun e shkollës së mesme të përgjithshme ‘Hajredin Fratari’ Mallakastër do t’i bjerë në sy portreti i një polici të qeshur dhe që i ndrin fytyra. Ky është portreti i Fadil Novrus Hadushi, ish-nxënës i kësaj shkolles që u frymëzua nga historia patriotike e patriotit Hajredin Rakip Fratarit. U në lind në Kapaj, fshat në Mallakastrën e Sipërme, intepretoi nëpër skena dhe festivale me grupin folklorik ‘Mallakastër, zëri i nënës’, ku i këndoj me pathos historisë së Mallakastrës dhe të Shqipërisë. Sinqeriteti, dashuria për t’i shërbyer atdheut spikat që kur ai ishte i vogël. Ndaj dhe punoi me devotshmëri si punonjës i Ministrisë së Brendshme, si Inspektor Policie në Tiranë. Ka kënduar këngë labe kushtuar Atmëmdheut, trinomit Shqipëri-Kosovë-Çamëri. Shpirtin human që e karakterizonte e tregoi në vitin 1999 ku mori në shtëpine e vet shqiptarë nga Kosova mbas tmerrit të serbëve ndaj vllezërve tanë përtej kufirit. Këngën e tij të fundit kushtuar Kosovës nuk arriti ta dëgjojë dot të inçizuar, mbasi më 29 Korrik të atij viti ra në krye të detyrës gjatë një aksidenti. Helikopteri tij u rrëzua duke ndjekur ‘kriminelët’ në kodrat e Ndroqit, Tiranë, duke lënë tre fëmijë të mitur. Për aktin patriotik të tij mori statusin e ‘Dëshmorit të atdheut’. Ai mori nga ‘Dëshmori i Kombit’ Hajredin Rakip Fratari, shpirtin luftarak për t’i shërbyer atdheut të vet deri në fund të jetës së tij. Grupi folklorik ‘Hajredin Fratari’ i komunës Fratar, Mallakastër dhe grupi folklorik “Zëri i nënës” e përjetuan në këngë. Jehona e këngës të zërit të tij vazhdon të gjëmojë fuqishëm në Mallakastrës e Sipërme dhe në të gjithë Shqipërinë duke e bërë të pa vdekshëm.
Elegji kushtuar Fadil Hadushit
Në Kapaj thahen qershitë.
Përmbi Ndroq thahen ullinjtë.
Zemra e nënës u godit.
U çan muret e shtëpisë.
Bir o bir, Fadil o bir.
Fadil, me derë të hapur.
Fadil, në këngë i ardhur.
Fadil, o syri i pastër.
Vjen një lajm, vjen një gjëmë.
Helmi rrotull ka rënë.
Nga erdhi kjo tërsëllëmë?
Fadili në shërbim të rëndë.
U… u… u… u…
Fadil, biri ynë i përpjekur.
Fadil, shpirti ynë i zgjedhur.
Fadil, lulja që ka çelur.
Fadil, zemra jonë e djegur.
Çohu bir, na thau malli.
Plot me kafe rri filxhani.
Fadil, syri që na ndriçon.
Fadil, dora që na ngron.
Fjala jote na shëron.
Kënduar nga e motra dhe grupi folkorik ‘Mallkastër, zëri i nënës’.
Ish korriku më të dalë
Në Kapaj mandatin dhanë.
Ato kodrat e Pinetit.
U tundën si dallgët e detit.
Qajnë nëna mes pikëllimit.
Qajnë motrat e Fadilit!
(Refreni)
Lotët që rrjedhin në faqe.
Ngjajnë si lule manushaqe.
Na djeg malli nga brenda.
O Fadil ty të do zemra.
Kur të bëhet Elisi burrë.
Në Ndroq do marr një udhë
Atje në bronx do të jesh ti
I qeshur si gjithnjë!
Kënduar nga grupi folklorik ‘Hajredin Fratari’.