Pajtim Sejdinaj: In memoriam, Veledin Kadri Pashaj!
Nën gjurmët e Korifeut
Nostalgjia, Dhimbja
Malli me Dashurinë
Në folenë e shpirtit
të zemrës rrijnë”!
Po marr penën për të shkruar!
Më dridhen të zezat duar!
Natën e 18 Dhjetorit s’harroj!
Lotët s’i ndaloj: Dje, sot, as mot!
Ata lot,janë dhimbje e fort!
Viti i mbrapshtë ‘97! Mos ardhtë kurrë!
Ata që e bënë u djegshin në furrë!
E ka provuar historia
Tradhëtarët i ka dënuar Perëndia!
Nata e 18 Dhjetorit ishte tërmet i fortë!
Zogjët dhe lulet derdhën lotë!
Eh!… Velo!… Velo!…
Le të ikin vitet, të rrjedhin si burimi!
Ti mbetesh dragua, i fortë si trimi!
Ti mbetesh “mal” në Visokë “i gjallë”!
Te një memorial, te një lapidar!
Në Bejarin legjendar!
Te ‘Hajredin Fratari, gur margaritar!
Flladin e fjalës tënde të ëmbël!
Ç’do Bejarak e ka në zemër!
Le të rrjedhin vitet si ujëvarë!
Shqipëria për ty Velo është krenar!
Veledin Kadri Pashaj, “Dëshmor i Demokracisë”.
Duke vizituar muzeun e shkollës së mesme ‘Hajredin Fratari’ m’u kujtua data 18 duke u gdhirë 19 Dhjetor 1997, kur në mëngjes në orën 6.00 mora vesh se kishin vrarë Veledin Kadri Pashaj. Dhimbja ishte e madhe. Ishte e njëjta dhimbje që kishin përjetuar Bejarakët ditën kur erdhi mandati i vrasjes së “Dëshmorit të Kombit” Hajredin Fratarit. E ndoshta trokllima e patkonjëve të kalit u përzie me zhurmën e makinës që udhëtonte Velua drejt të Urës së Shaban Agait ku e priste vdekja nga dora gjakatare e keqbërësve në një situatë të ngjashme të vitit 1915 me vitin 1997. Shkuam te komuna bashkë me kryetarin e komunës Qerim Shahaj dhe përfaqësues të policisë së Komisariatit të Mallakastrës si do të veprohej për t’i dhënë mandatën familjes së të ndjerit. Sipas zakonit në raste të tilla mandatën e japin një grup burrash të moshuarish ku ka ndodhur gjëma. I njoftuam të moshuarit. Në orën 6.30 u mblodhëm në hyrje të lagjes Shahaj. Të moshuarit, përfaqësuesit e policisë dhe të pushtetit lokal udhëhiqnin kortezhin që mori udhën nga shtëpia e Kadri Pashaj. Ishte ora 7.00. Nusja e Velos, Arta ishte bërë gati për punë (ish mësuese në Ninsh). E kuptoi. Ulëriu fort! Ulërima e saj u bashkua me qindra dhe mijëra ulurima të vajtonjseve të ndodhura në raste të tilla jo vetëm në Bejar, por në të gjithë Shqipërinë. Përjetimi i asaj dite nuk mund të përshkruhet. Vetëm Zoti e di që u dha forcë njerzëve për ta përballuar atë gjëmë të madhe. Në shtëpi hynë vetëm të moshuarit të cilët i dhanë mandatën Kadriut, të atit të Velos. Do të përshkruaj disa virtyte dhe vlera që mbetën thesar në trashëgiminë kulturore për brezat në fshatin Bejar, të cilat janë vazhdë e trashgimisë historike, kanunore të këtij fshati. Në Mars 1997 u krijua një kaos i madh nga shpërbërja e shtetit. Armët dolën sheshit, u armatosën dhe njerëz të papërgjegjshëm ku fati i vendit mbeti në dorën e popullit ku çdo fshat do të tregonte fisnikërinë dhe dinjitetin e vet, krahasuar me vitin e mbrapshtë 1913. Kjo ishte një situatë më e vështirë se vitet 1943-1944. Në këto kushte u krijua në mënyrë spontan një komision për të shmangur vëllavrasjen në Bejar me kryetar Veledin Kadri Pashaj. Fjala e tij e ëmbël, qetësia e admirueshme, maturia, bisedat me të gjithë bashkëfshatarët që kishin konflikte, zënka, mëri me njëri-tjetrin me durim dhe këmbëngulje fal edhe mënçurisë të burrave të Bejarit u arrit të shmangej vëllavrasja në fshat. Ai dinte mirë historinë e vendit të vet ku në çdo periudhë historike i thanë ndal së keqes dhe në mënyrë të veçant vëllavrasjes midis njëri-tjetrit. Ai ndoqi rrugën e xhaxhait të babait të tij Sulo Muço Pashaj dhe burrave të mençur të Bejarit si Rauf Fratarit, Qazim Canes, Hysen Sulos, Imam Veizit, Qamil Rakipaj, Sheh Zeneli e të tjerë ku në vitet 1943-1944 shmangën vëllavrasjen pa dallime partiake. Edhe në vitin 1997 po e njëjta gjë (pa dallime partiake). Për këtë akt Velua do të kujtohet si njeriu që vendosi paqen dhe harmoninë në vitin më të mbrapshtë të historisë 1997. Por nata e zezë e 18 Dhjetorit duke u gdhirë 19 nuk qe fatlume për të dhe Bejarakët. Në muzeun e shkollës së mesme ‘Hajredin Fratari’ është një stendë ku flet vet për të, ku ai mori dije e kulturë dhe ndoqi gjurmët e ‘Dëshmorit të Kombit’, Hajredin Fratarit. Atë ditë me duart që më dridheshin dhe sytë me lotë kam shkruar një elegji për Velon, e cila është kënduar dhe nga grupi folklorik i Fratarit.
O Gjanica valë-valë.
Pse hesht, s’thua një fjalë?!
Ç’të panë sytë ç’panë!
Kur e vranë Velo Pashanë!
Ku vanë ata sy ku vanë!
Sytë e nënës më s’e panë!
Atë natë të zezë Dhjetori!!
Fytyrën një terr ta vodhi!
Zërin një bilbil ta mori.
Në Bejar mandate solli!
Zëri i Velos
O ju zogj që shtegëtoni.
Amanetin ma dëgjoni!
Në Bejar kur të kaloni!
Nënës i thoni dy fjalë
T’i ndaloi ata të qarë
Dhe motrat shaminë e zezë!
Të mos ta lidhin asnjherë!
Floridën e lashë të mitur!
O Zot duhet rritur!!
Pranvera kur të çel lulet!
Mbi varrin tim të përulet.
Na plagose zëmrën djalë!
Plagën që s’durojmë dot!
Vitet ikin edhe shkojnë!
Ne me lotë të kujtojmë!
Florida u rrit u bë dritë!
I përjetshëm kujtimi i “Dëshmorit të Demokracisë” Veledin Kadri Pashaj!