80 vjet nga atentati i dështuar kundër Hitlerit
Më 20 korrik 1944, oficerët e ushtrisë gjermane, të udhëhequr nga Claus Schenk Graf von Stauffenberg u përpoqën më kot të vrisnin Adolf Hitlerin me një bombë, të rrëzonin sundimin nazist dhe t’i jepnin fund Luftës së Dytë Botërore.
Stauffenberg dhe tre të tjerë të përfshirë u qëlluan po atë mbrëmje në oborrin e Bendlerblock në Berlin, një nga ndërtesat kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes.
Memoriali tani ndodhet këtu.
Qeveria gjermane ka në plan të përkujtojë sot atentatin e dështuar ndaj Adolf Hitlerit, 80 vjet më parë.
Kancelari Olaf Scholz synon të mbajë një fjalim në një ceremoni në Qendrën Përkujtimore të Rezistencës Gjermane në Berlin.
Scholz dhe presidenti Frank-Walter Steinmeier pritet të vendosin kurora në kujtim të atyre që janë përfshirë në tentativën për grusht shteti kundër diktatorit nazist më 20 korrik 1944.
Pasdite, pothuajse 400 rekrutë në Forcat e Armatosura Gjermane, Bundeswehr, do të bëjnë betimin e tyre në një thirrje në Berlin.
Janë planifikuar fjalime nga Scholz dhe ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius./atsh