Ankandi i syzeve të Xhon Lenon vë në siklet konspiracionistët
Syzet blu të rrumbullakëta të John Lennon – të cilat ai ia dha një personi që po vizitonte studiot e “Abbey Road” – ku Beatles regjistronin këngët e tyre – do të dalin në ankand. Syzet e stilit John Lennon – të cilat iu dorëzuan të riut qe shoqërohej nga e dashura e tij në vitin 1968 – pritet të kushtojnë 2,000 paund (2,584 dollarë) deri në 3,000 paund. Nuk dihet se kujt i përkisnin në atë kohë. “I riu pa syzet e vendosura mbi piano dhe shkoi t’i merrte ato, por e dashura e tij i tha t’i linte, për të cilat Lennon i ishte përgjigjur: “Nuk ka problem, ai mund t’i marrë ato”, tha një zëdhënëse e shtepise se ankandit “Catherine Southon Auctioneers & Valuers”. Syzet do të dalin në ankand së bashku me një koleksion prej 33 fotografish bardh e zi të Beatles – të shkrepura në Abbey Road në 1968 dhe 1969 – duke përfshirë një set fotografik për kopertinën e albumit të grupit. Fotot, disa me Paul McCartney, George Harrison, George Martin dhe Ringo Starr, do të shiten – me të drejtën e autorit – për rreth 200 deri në 300 paund. Artikujt do të dalin në ankand më 31 korrik në “Farleigh Golf Club” në Surrey.
Ngjarja ka vënë në siklet konspiracionistët mbarëbotërorë, përfshi edhe ata të viseve tona. “Të ketë lidhje me masonët, me iluminatin, me bankat e fuqishme dhe shoqëritë e fshehta” këto janë disa nga dyshimet e tyre.