Albspirit

Media/News/Publishing

Bruna Gjoni Përvathi: Dashurisht

 

Pas fjalëve ti më puth e më puth fort

E unë urtohem si fluturzë krahë ere

Ca shenja malli m’i lë mbi flokë

Ca aroma buzësh, shije pranvere.

 

Pas fjalëve e pas puthjeve, ti më rrok mes krahëve

Qershizë e zjarrtë me bëhen sytë

Ndizem si diell i flakëruar muzgjeve

Në lumin tënd, më merr e më mbyt.

 

Pas mbytjes së bukur ti më nxjerr në breg

Zgjohem nga tinguj sysh që derdhen mbi mua

Fryma jote më bëhet… i vetmi shteg

Ku çdo qelizë më bën të ndihem grua.

Please follow and like us: