Albspirit

Media/News/Publishing

Delegacioni i BE: Zë i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, shprehu ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, delegacioni i BE ngushëlloi të dashurit e tij dhe të gjithë ata që admiruan gjenialitetin e Kadaresë.

“Zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, duke shfaqur kulturën e pasur dhe të larmishme shqiptare në mbarë botën. Proza e tij e mprehtë, depërtuese dhe gjithsesi mirëdashëse pasqyronte kompleksitetin e historisë dhe folklorit të Shqipërisë”, shkruhet në mesazhin e BE, ku në fund theksohet se, trashëgimia e Kadaresë do të jetojë gjatë.

Ismail Kadare, gjeniu i letërsise shqipe dhe zë i dashur i Shqipërisë, u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.

1 korrik 2024.

Please follow and like us: