Diplomatët amerikanë në Tiranë për veprat e Ismail Kadaresë
Në nder të veprës së gjigantit shqiptar të letërsisë Ismail Kadare, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u kërkoi diplomatëve amerikanë në Ambasadën e ShBA në Tiranë të ndajnë mendimet e tyre për disa prej librave të tij. I Ngarkuar me Punë në Ambasadën e ShBA, David Wisner, komentoi veprën “Prilli i thyer”.
“Më pëlqeu shumë Prilli i Thyer. Përshkrimet e gjalla të veriut mahnitës të Shqipërisë dhe kompleksiteti i pasur i shoqërisë të mrekullueshme ishin një pasqyrë e fuqishme në këtë vend me teksturë dhe të bukur”, theksoi ai.
Ndërsa, John Kastning, Drejtues në Byronë Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit komentoi veprën “Piramida”.
“Shkrimi i Piramidës më magjepsi – përmes shumë pak fjalëve, Kadare interpretoi në mënyrë delikate ambicien njerëzore dhe luftën nën pushtetin autoritar përmes shumë këndvështrimeve, të gjitha që lexuesit t’i zbulojnë dhe vlerësojnë vetë”, u shpreh ai.
Amanda Roberson, Shefe në Detyrë e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun komentoi veprën “E penguara (Requiem për Linda B.)”.
“Një mik shqiptar më rekomandoi këtë libër që më përfshiu tërësisht. Përmes historisë së mistershme të një gruaje (Linda B.), Kadare prek dashurinë, artin dhe zgjedhjet që njerëzit bëjnë në rrethana të jashtëzakonshme. Tërheqës, magjepsës dhe shumë i bukur”, shkroi ajo.
Gabriel Vaughan, Këshilltar për Sigurinë Kibernetike, Zyra e Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes komentoi librin “Kronikë në gur”.
“Kronikë në Gur është një përshkrim i bukur zemërthyes i përvojës së një fëmije në luftë. Në këtë vepër gjysmë- autobiografike, Kadare shpërfaq një mjeshtëri ironie, antropomorfizmi dhe përshkrimi plot imagjinatë që kërkon që lexuesi të ndjejë përballjen e pastërtisë së thjeshtë të fëmijërisë dhe tmerreve të pakuptueshme të Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh ai.
Ndërsa, Teresa Hollowell e Zyrës Mjekësore komentoi librin “Pallati i ëndrrave”.
“Njohja ime me veprat e Ismail Kadaresë nisi me romanin e tij Pallati i Ëndrrave. Ky libër e udhëhoqi mendjen time në një udhëtim të papritur. Romani i Kadaresë e çon lexuesin përmes gëzimit të personazhit kryesor për rolin e tij të ri, vetëm për të kulmuar në një fund të paparashikuar dhe befasues. Thyerja e ëndrrave, duke u zhvendosur nga një mjet për të pasur sukses në një mjet për shkatërrimin e dikujt, ishte po aq mendim-ndjellës sa edhe zemërthyes. Kadare eksploroi me mjeshtëri fuqinë e ëndrrave, duke i shndërruar ato nga një simbol shprese në një instrument kontrolli dhe dëshpërimi”, tha ajo.