Rita Ora shkëlqen në kopertinën e revistës “Marie Claire”
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke pozuar për kopertinën e revistës prestigjioze “Marie Claire” në edicionin spanjoll.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja shqiptare dhe gjithashtu revista e njohur në rrjetet sociale.
Në postimin e revistës, Ora shprehet se gjithmonë ka ëndërruar të bëhet këngëtare. “U bëra e obsesionuar me modën, muzikën dhe çdo lloj argëtimi. Gjëja e vetme që doja të bëja ishte të argëtohesha”, ka thënë këngëtarja.
Intervista ekskluzive e revistës “Marie Claire” për numrin e muajit gusht sjell një pasqyrë të thellë të karrierës së Rita Orës dhe rëndësinë e shëndetit mendor. Në një tjetër postim në Instagram, Ora falënderoi revistën për këtë nderim të veçantë.
“Faleminderit ‘Marie Claire Espana’ që më vendosët mua në kopertinën e fundit. Shikoni fotografitë për të parë lëvizjet e mia të stilit flamenco”, shkroi ajo, duke e theksuar rolin e modës dhe stilit në jetën e saj artistike.
Megjithëse data e saktë e publikimit të intervistës së plotë ende nuk është bërë e ditur, fansat e Rita Orës presin me padurim të mësojnë më shumë rreth rrëfimeve dhe mendimeve të saj.