Albspirit

Media/News/Publishing

Zana Tako: Me dëshirën më mbulove

 

Me dëshirën më mbulove,

jargavan ngjyrëfarfuri,

ike fshehtas e s’më fole,

portën hapur e le ti.

 

Nuk më pyete i shtrenjti im,

a kam ftohtë në lëndinë?

Dëshira më zbulon,

e malli në gji më vlon.

 

Dëshirë moj dëshirë,

sa unë nuk je ti,

se mbetem gjithmonë zbuluar,

nga malli që ndjej në gji.

Please follow and like us: