Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet një tjetër varr monumental në Amantia, dëshmi e qytetërimeve të lashta ilire

Një tjetër varr monumental është zbuluar në Parkun Arkeologjik të Amantias, Vlorë.

Ministjra e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, njëherazi deputete e Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Anila Denaj, në një postim në rrjetet sociale, publikoi sot foto nga varri monumental i zbuluar nga arkeologët.

Denaj shkruan se varri monumental është zbuluar në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias. “Një dëshmi e gjallë e ekzistencës së qytetërimeve të lashta ilire dhe një vlerë e shtuar e trashëgimisë e historisë sonë, që shumë shpejt do të jetë pjesë e tureve e guidave turistike”, shkruan Denaj.

“Ekipi i arkeologëve dhe restauratorëve të drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, të cilët zbuluan varrin monumental po hartojnë edhe një projekt restaurimi dhe muzealizimi për monumentin e gjetur”, thekson Denaj.

Please follow and like us: