Albspirit

Media/News/Publishing

BOTIMI NË FRËNGISHT I VEPRËS KUSHTUAR HELENE DHE EUGENE PITTARD

BOTIMI NË GJUHËN FRËNGE I VEPRËS KUSHTUAR MIQVE TË MËDHENJ GJENEVAS TË SHQIPËRISË, HELENE DHE EUGENE PITTARD

CHRISTIAN CAMPICHE

GAZETAR DHE SHKRIMTAR ZVICERAN

Më së fundi libri i autorit Kudret Isaj mbërriti ! Vitin e kaluar me botimin në gjuhën shqipe të veprës së publiçistit dhe poetit shqiptaro-zviceran “Udhëtimi i mbramë i Hélène dhe Eugène Pittard në Shqipëri. Gjenevë-Tiranë. Në gjurmët e Kryqit të Kuq shqiptar në Gjenevë”, ne shprehëm dëshirën që kjo vepër e rëndësishme të përkthehej sa më shpejt në frëngjisht, meqë bëhej fjalë për një libër ku protagonistët kryesorë ishin dy qytetarë të Gjenevës, Hélène dhe Eugène Pittard.

Vallë është e nevojshme të themi se cilët ishin ata? Hélène Pittard, romancierja me pseudonimin Noëlle Roger, e lindur Dufour, ka shkruar rreth 50 libra. Eugène Pittard ka qenë Profesor i Universitetit, themelues i katedrës së Antropologjisë dhe të Prehistorisë në Universitetin e Gjenevës dhe themelues i Muzeut Etnografik të Gjenevës, qytet ku një rrugë mban emrin e tij. Pittard është gjithashtu një personazh mitik në Shqipëri ku ai ndërmori kërkime shkencore dhe ishte një militant i pavarësisë.

Më së fundi ishte botuesi i versionit në gjuhën shqipe, Luan Rama, i cili e çoi deri në fund botimin e këtij libri edhe në frëngjisht. I lumtë!

Mbetet të shpresojmë që atdheu i çiftit Pittard do të dijë ta nderojë në dimensionin e duhur këtë homazh të shqiptarëve për këta dy personazhe të jashtëzakonshme. Së pari duke siguruar një shpërndarje të mirë nëpër librari. Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, zonja Ruth Huber do të ndihmojë në organizimin e një ekspozite kushtuar çiftit Pittard në prani të autorit të veprës.

INFOMEDUSE. Lozanë, 18 korrik 2024

“Le dernier voyage d’Eugène et Hélène Pittard en Albanie – Genève-Tirana – Sur les traces de la Croix-Rouge albanaise à Genève»”. Autor: Kudret Isaj. Përktheu: Rina Cela Grasset. Botimet: Les Livres Rama, Paris 2024. Për më tepër informacion: kudret.isaj@gmail.com

Publikohet në frëngjisht libri “Udhëtimi i mbramë i Eugène dhe Hélène Pittard në Shqipëri”

Please follow and like us: