Astrit Lulushi: Ajnshtajn për Curie
Letra e Ajnshtajnit drejtuar Curie-t kur ajo po përballej me sulme të pamëshirshme në jetën e saj personale, duke thënë se ajo “njollosi emrin e mirë” të burrit të saj të ndjerë, Pierre Curie.
Asaj iu mohua një vend në Akademinë Franceze të Shkencave në janar 1911 për arsye që ndoshta përfshinin gjininë dhe fenë.
Pragë, 23 nëntor 1911
Shumë e nderuar zonja Curie:
Mos qesh me mua që të shkruaj pa pasur ndonjë gjë të arsyeshme për të thënë.
Por unë jam aq i indinjuar nga mënyra e ulët në të cilën publiku po guxon aktualisht të merret me ju, sa që unë absolutisht duhet t’i shpreh këtë ndjenjë. Megjithatë, jam i bindur se ju e përbuzni vazhdimisht këtë rrëmujë, pavarësisht nëse ajo shpërndan respekt ndaj jush ose nëse përpiqet të ngopë epshin e saj për sensacionizëm!
Unë jam i detyruar t’ju them se sa shumë kam arritur të admiroj intelektin tuaj, përpjekjet tuaja dhe ndershmërinë tuaj, dhe se e konsideroj veten me fat që kam bërë njohjen tuaj personale në Bruksel. Kushdo që nuk numërohet në mesin e këtyre zvarranikëve është sigurisht i lumtur, tani si më parë, që ne kemi mes nesh personazhe të tillë si ju, njerëz të vërtetë me të cilët ndihem i privilegjuar të jemë në kontakt. Nëse rrëmuja vazhdon të jetë e zënë me ju, atëherë thjesht mos i lexoni, por lërjani atë zvarraniku për të cilin është fabrikuar.
Me përshëndetjet më miqësore për ju, Langevin dhe Perrin, tuajat me të vërtetë,
A. Ajnshtajni.
Post Scriptum: Unë kam përcaktuar ligjin statistikor të lëvizjes së molekulës diatomike në fushën e rrezatimit të Planck-ut me anë të një mendjemprehtësie komike, natyrisht nën kufizimin që lëvizja e strukturës ndjek ligjet e mekanikës standarde.
Megjithatë, shpresa ime që ky ligj të jetë i vlefshëm në realitet është shumë i vogël.
Marie Curie u nderua me Çmimin Nobel në Fizikë 1903 dhe në Kimi 1911. Albert Einstein u nderua me Çmimin Nobel në Fizikë 1921.
Please follow and like us: