Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Gjeneral romak që bëri gabimin më të bujshëm

Quintus Fabius Maximus, i njohur si il Verrucoso për shkak të një lyth në buzën e tij të sipërme, u konsiderua si një pengesë nga shumë njerëz.
Por kur mori përgjegjësitë politike ai tregoi një dembelizëm të  dukshëm: “Kujdesi ishte maturi dhe mungesa e gatishmërisë ishte vendosmëri dhe qëndrueshmëri”, shkroi Plutarku.
Si diktator, ai e ndoqi Hannibalin pa u përballur me të në shesh dhe me këtë zgjedhje, të kundërshtuar nga shumë njerëz, i shpëtoi romakët nga disfata të mëtejshme, por u bë objekt talljeje.
Reputacioni i tij pësoi një rënie të mëtejshme kur Hanibali arriti t’i shpëtonte përpjekjes së tij për ta rrethuar përgjatë Volturnos.
Si? Gjatë natës, Kartagjenasi dërgoi kundër tij mijëra me degë të djegura të lidhura në brirët e lopëve, të cilat Fabius dhe legjionarët e tij e morën për ushtrinë armike, duke braktisur me ngut garnizonin e kalimeve.
Please follow and like us: