Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Liri

Shqiptarë!
Ju përgatitën për festë. Ju ftuan të votoni. Qëllimi i vetëm është të legjitimitojnë krimin, mashtrimin, korrupsionin, pushtetin e tyre diktaturë në vazhdim. Pse u jepni jetë? Vota është ushqimi. Dhe ju bëni gabim pas gabimi, hyni në këtë kurth të ngritur në bashkëpunim mes tyre. Spektri politik është thjesht një copë tokë e shkëputur nga e cila Hëna u formua dhe jo planet i ri siç e kishit ëndërruar. Kujtoni errësirrën që provuat, vuajtjet, frikën që jetuat, mësojini fëmijët të flasin mendimin, është e drejtë e çdo njeriu të lirë, në paqe, në kuvend dhe në luftë, se Qeveria është themeluar për të mbrojtur pronën e çdo lloji; kjo po, është qeveri e drejtë, që paanësisht i siguron çdo njeriu çfarëdo që është e tija; lirinë të dish, të shqiptosh dhe të argumentosh lirshëm sipas ndërgjegjes, mbi të gjitha liritë. Tani, a nuk e kuptoni se ku qëndron gabimi?
Astrit Lulushi, 24 prill 2021.

 

Demokracia nuk do të vijë

Sot, këtë vit, asnjëherë

Siç nuk erdhi për 30 vjet

Përmes kompromisit.

Unë kam të drejtë

Siç kanë edhe të tjerët

Për të qëndruar

Në vendin tim

Në dy këmbët e mia.

Lodhem me njerëzit që thonë:

‘Ka kohë, nesër është ditë e re.’

Por ç’më hynë në punë liria

Kur unë të kem vdekur,

Nuk mund të jetoj sot

Duke pritur të ha bukë nesër.

Liria është farë e fortë

Mbjellur

Për uri të madhe.

Unë jetoj këtu

E dua lirinë

Ashtu si ti, Tani!

Please follow and like us: