Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Censurimi i së vërtetës dhe i historisë

Dëgjojmë dhe lexojmë shpesh lavdërime e glorifikime për ministrat shqiptare të arsimit të kohës së Luftës së Dytë Botërore. Me të drejtë vlerësohet lart hapja e 100 apo dyqind shkollave shqipe në Kosovë dhe në Maqedoni.

Por historia u tregohet brezave e censuruar dhe e gjymtuar. Ministrat e arsimit të asaj kohe ishin burra arsimdashës dhe patriotë, por pyetja e thjeshtë kyce është: A i hapën 100-200 shkollat shqipe ata  me paratë e tyre dhe ai paguanin ata qindra mësuesit e Shqipërisë me paratë e tyre?

Aspak! Ata zbatuan vendimin e qeverisë shqiptare të kohës, të firmosur nga kryeministri i kohës. Pa firmën e kryeministrit të kohës nuk ishte hapur asnjë shkollë shqipe në “tokat e lirueme”.

Ndaj është një domosdoshmëri të përmendet dhe të lavderohet në rradhë të parë për këtë nismë patriotike kryeministri i kohës, që firmosi vendimin dhe buxhetin për hapjen e 100-200 shkollave shqipe në Kosovë dhe në Maqedoni. Aq më tepër kur kryeministër ka qenë një intelektual i shquar si Mustafa Merlika Kruja, linguist dhe historian, autor i të parit fjalor etimologjik të gjuhës shqpe, më i shquar se ministrat e tij të arsimit.

Mjaft më me censurë të së vërtetës dhe të historisë dhe me shikimet e gabuara të historisë sonë vetëm me sy ideologjik, krahinor dhe fetar!

Please follow and like us: