Astrit Lulushi: Të duash
Kaq i zhytur në mendime;
Kërkon – Çfarë të nevojitet?
Është gjë e dhimbshme,
Të duash,
Është e mrekullueshme;
Ka diçka tjetër edhe më të mirë,
Që e bën të përputhet
Përtej anës materiale,
Me duart e vazhdueshme
Fshin dhe siguron për të gjithë Madhështinë e Dashurisë
Përzien Unin e padukshëm,
Oqeanin misterioz, ku përrenjtë Derdhin shpirtin që dridhet
Rreth nesh në ajër, çdo ditë
Dhe lulëzon nën diell, si tani,
Ose në mesditë, ose në perëndim.
Please follow and like us: