Astrit Lulushi: Pritje
Të gjitha të vërtetat presin
Nuk shpejtojnë lindjen e tyre,
As nuk rezistojnë,
Nuk kanë nevojë
Për pincetë obstetrike,
E parëndësishme është dhe
E madhe sa çdo gjë tjetër,
Më pak se një prekje
Predikimet nuk të bindin,
Lagështia e natës
Thellë në shpirt hyn
Vetëm ajo dëshmohet,
Pastaj truri qetësohet
Lutjet bëhen ndjenja
Lulet zgjaten pa kufi
Derisa mbulohen me dheun
Të gjithëve kjo na kënaqë;
Ata që e varosin të vërtetën
Edhe ne që e presim të lindë
Disa bërtasin “E vërteta vdiq”!
Te tjerë me shpresë thonë:
“E vërteta do të lindë”!
Please follow and like us: