Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Vera

Dielli ka dalë, temperaturat janë të larta dhe nuk ka asgjë si një muzikë e mirë për të përqafuar verën. Këngët vendase për këtë stinë janë të pakta; kështë kanë qenë. Pedonale bosh. Pavarësisht nëse pushojmë pranë pishinës ose shkojmë në plazh, muzika është një shtyllë për daljet dhe festimet verore. Merrni një pije të ftohtë, hidhni kremin kundër diellit dhe shijoni këngët e verës.
Koha për t’u çlodhur. Mezi presim. Dhe kur shkojmë në plazh, çdo kokrrizë rëre, çdo pikë ujë deti është me pagesë – kaq shumë i pamëshirshëm është shtuar “biznesi” i zhvatjes në Shqipëri, ku thuajse anjë i huaj nuk don të shkojë më, pasi u “dogjën” një herë verën e kaluar: Kemi dështuar (We were fallin).
Diell plot, plazhe bosh.
Në një ishull, dikur zonë ushtrie) thuhet se do të argëtohemi. Dhe kjo krijon fasadë të ndihemi shumë mirë. Por stinën e plazhit vetëm për njerëzit e tjeshtë e të varfër vendas nuk janë; kjo quhet “liri”, jo ajo që prisnim; ku vera, dhe jeta janë të lehta
Me dashurinë e verës, mund të sundonim botën, jo ta shisnim dhe t’i trajtonim njerëzit si fitimprurës.
Ndjej atë kripë në flokët e mi. Shkëlqim i Ray-Ban, flladi i verës më bën të ndihem mirë.
Kur ishim të rinj, të gjitha verat zgjatnin përgjithmonë –
Kishte magji kudo, jo duke menduar për nesër. Në verë, kur moti ishte i nxehtë, mund të shtriheshim lart dhe të preknim  rreze diellit, sy blu, vija të nxira, baticë e ngadaltë, dhe natën me zili, shikonin dritat përtej në vendin tjetër.
Please follow and like us: