Albspirit

Media/News/Publishing

Dea Toçi: GJURMË

Ti do vish.
Bashkë me ty do hapet porta për në qiell,
ajo që sot e shoh nga qosh i dhomës,
e sigurt një ditë do e shkel,
gjurmët e tua kur t’i ndjek.

Do vish,
e me ardhjen tënde do zhduken
të gjitha gjurmët plangprishëse
që ia shtroja vetes në kuturu,
kur të kërkoja pa ditur ku.

Të shtatin qiell do jem krahë teje
kur të vish ti një pragvjeshte,
freski për gjakun gjer në deje
e zemrën që gjurmëve të tua,
nisi t’më qeshte.

Please follow and like us: