Satirë nga Edmond Kaceli: Shqipëria digjet!
Në Itali:
-Një palë doreza për zjarrfikësa kushtojnë rreth 100 euro.
-Një komplet për zjarrfikësa kushton rreth 1000 euro.
-Një makinë zjarrfikëse, sipas karakteristikave, 200 mijë deri në 600 mijë euro.
-Një helikopter kundër zjarrit, sipas karakteristikave e madhësive 80 mijë deri në 1 milion euro.
-Më i miri helikopter urgjencash, ‘Erikson S-64 F’, rreth 30 milionë euro (Zjarrfikësit italianë disponojnë 2 copë, Italia rreth 6 të tillë).
-Një ‘Canadair’ kushton rreth 25 milionë euro (Italia ka 19 copë ne flotën e saj).
Në Shqipëri:
-Një kapele e thjeshtë polici ka kaluar shifrën 250 euro.
-Në vitin 2018 Qeveria ka shpenzuar rreth 400 milionë lekë të reja, për 12 makinat e prefektëve të 12 qarqeve.
-Dy satelitët e lëshuar nga Edi Rama në hapësirë llogariten afërsisht 6.2 milionë euro për tre vjet!
-Ilir Beqaj i kushtoi Shqipërisë disa miljona euro.
– Francesco Becchetti kushtoi Shqipërisë 110 milionë euro.
-Djegësat e plehrave, që nuk janë vënë në funksionim asnjëherë rreth 430 milionë euro!
-Etjerë…, etjerë…, etjerë…
Shëngjini digjet. Vlora digjet. Shqipëria vazhdon të digjet.
Zjarrëfikësit dhe policët shqiptarë fikin zjarret me duar, lopata e të veshur me bluza me mëngë të shkurtra!