Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Melungeon

Melungeonët (nga frëngjishtja ‘mellange’) janë një popullsi me raca të përziera në Amerikë që jetojnë në malet Appalachian, ku Tenesi takohet me Virxhinian dhe Kentakin. Janë rreth 50 mijë prej tyre.
Ata duken kryesisht të bardhë, por në vitet 1690 tregtarët francezë thanë se dukeshin si maurë (berberët e Afrikës veriperëndimore). Ata nuk dukeshin as të bardhë, as të zinj, as indian amerikanë.
Melungeonët thonë se ishin portugez, dhe kishin jetuar në ato male që para se të vinte njeriu i bardhë.
Kjo ka bërë që disa të supozojnë se ata vinin nga njerëz të anijeve të mbytura portugeze që u përzien me indianët amerikanë. Disa madje thonë se ata kanë ardhur nga mbytjet e anijeve romake dhe kartagjenase mijëra vjet më parë.
Gjithçka tingëllon e çuditshme dhe u jep atyre një frymë misterioze, por e vërteta rreth tyre ishte aty gjatë gjithë kohës në procesverbalet e gjykatës dhe regjistrimit – dhe, natyrisht, në ADN-në e tyre.
Ata janë pjesërisht portugeze dhe spanjolle, por kjo nuk vjen nga mbytjet e anijeve, por nga ata që punuan në tregtinë e skllevërve në vitet 1600. Të tjerë supozojnë se të parët e melungeonëve ishin robër që otomanët transportonin nga vendet e pushuara, kryesisht Ballkani. Ata bëheshin pre e anijeve portugeze, spanjolle dhe angleze dhe zbritën në Amerikë, ku u përzihen me indianë amerikanë, kryesisht Cherokee, por jo aq shumë. Kur një ekspeditë angleze erdhi në Virxhinia për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me koloninë e humbur, ata panë të gdhëndur në trungjet e pemëve fjalën “Kroatia”, që ata menduan se ishte emër i ndonjë fisi indianësh të Amerikës.
Teoritë janë të shumta: Melungeonët vijnë nga burra me ngjyrë në Virxhinia, të cilët morën gra të bardha në vitet 1600. Në fund të viteve 1600 dhe në fillim të viteve 1700 ata u zhvendosën drejt perëndimit në malet Appalachia – pikërisht në kohën kur linja e ngjyrave po forcohej në Virxhinia.
Edhe pse racizmi u thellua në shoqërinë kryesore amerikane, kishte në skaje njerëz si Melungeonët në Tenesi, Kreolët e Nju Orleansit, Seminolët në Florida dhe Brass Ankles në Karolinën e Jugut, ku racat përziheshin më lirshëm dhe nuk ishin aq të pabarabarta. Niveli i segregacionit që shihet në Amerikë edhe sot në kohët tona të supozuara të iluminuara nuk është “natyror”, por një krijim racor.
Në vitet 1800, ndërsa të bardhët u zhvendosën në rajon, ata nuk dinin plotësisht se çfarë të bënin me Melungeonët. Ata dyshoheshin se ishin pjesërisht me ngjyrë, por për shkak se silleshin sikur të ishin të bardhë – ata zotëronin prona (madje edhe skllevër), votonin, shërbenin në milici, shkonin në kisha të bardha, ishin kulturalisht të bardhë dhe mohonin çdo të zezë të mundshme. Jo se ata nuk përjetuan paragjykime – emri “Melungeon” në vetvete ishte racor deri në vitet 1960 – por nuk ishte aspak i ngjashëm me atë që përjetuan zezakët, të cilëve u mohoheshin edhe të drejtat më elementare.
Në të dhënat e regjistrimit, Melungeon fillimisht shfaqen kryesisht si mulatto ose njerëz të lirë me ngjyrë. Me kalimin e viteve 1800, ata numëroheshin gjithnjë e më shumë si të bardhë – pjesërisht sepse po bëheshin fizikisht më të bardhë nga martesa me të bardhët. “Mulatto” në atë kohë, meqë ra fjala, nuk do të thoshte domosdoshmërisht gjysmë i bardhë dhe gjysmë i zi, si tani, por kushdo që ishte me racë të përzier, edhe ata që nuk ishin pjesërisht të zinj. Thuhet se Elvis Presly, Eva Gardner dhe Abraham Linkoln ishin me prejardhe Melungeonë.

Please follow and like us: