Albspirit

Media/News/Publishing

Bruna Gjoni Përvathi: Hije malli…


Se ç’janë ca malle e dot nuk shuhen…

Se ç’janë ca malle e dot nuk shuhen…
Që lënë ca hije kur koha shkon,
Se ç’janë ca dhimje që dot nuk bluhen
Vetëm harrimi… nuk mjafton.

Se ç’janë ca zjarre që dot nuk fiken
Që rrinë fshehur brenda nesh
Se ç’janë ca hapa që kurrë s’u nisën
Vetëm buza gënjen e qesh.

Se ç’janë ca pritje që kurrë nuk lodhen
Që rrinë të ulura mbi ca kujtime
Se ç’janë ca sy që kurrë nuk zgjohen
Rrinë shpresë e vuajtur… të pa agime.

Please follow and like us: