Fritz Radovani: “NUK NA MERRTE GJUMI TUE MENDUE” ASHTUSI SOT!
PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit…”!
SHKODER JANAR 1945. Duhet kujtue Historia!!
Kishte kalue një muej që Provinçiali i Françeskanve të Shqipnisë At Mati Prennushi, u ankue në komanden e ushtrisë N. Çl., per vendosjen tek flamuri i Shqipnisë i “yllit partizan” në kompanjelin e Kishës Françeskane në Gjuhadol me 29 nandor 1944. Në ditët e para të Janarit 1945 tek Provinçiali At Mati Prennushi, mërrijti komandanti i forcave partizane në Shkoder, gjeneral Sheuqet Peçi, i shoqnuem me një grup ushtarakësh të ardhun nga Jugu si “çlirimtarë”.
Ma në fund rane dakord per “zbritjen e flamurit të zhigatun me yllin jugosllav” dhe gjenerali Sheuqet Peçi kerkoi me vizitue Muzeun, ku ndodheshin objektet me vlerë të zbulueme nga Frati i njohun arkeolog në universitetet e Europës, dhe i vramë nga serbët At Shtjefen Gjeçovi.
Nga grupi i ushtarakëve, gjenerali mori mbas vetes në Muze tre a kater vetë, dhe u nis mbas Provinçialit, i cili e hapi Muzeun. Porsa hyne mbrendë u drejtuen nga një raft ku ishin disa armë shumë të vjetra me doreza argjenti, dhe mbasi kerkuen me ua hapë ata rafta veçuene mbi një tavolinë gjashtë nga armët ma me vlerë. Veçimi i tyne nga një grup injorantësh i kishte ba shumë pershtypje At Prennushit. që mbasi i kanë marrë, i kanë dhanë një copë “pustull” gjoja si dokument të firmosun.
Mbasi gjeneral Sheuqet Peçi ka nxjerrë të gjithë grupin me armët e marruna në Muze, ka fillue me i ba presion Provinçialit At Prennushi.
Gjenerali po i tregonte se: “Kam urdhër nga lartë, me ju njoftuar se duhet të filloni me organizuar mbledhje me të gjithë klerikët, per t’i njohur me vendimin e marrur lartë që Kleri Katolik Shqiptar, shumë shpejtë duhet të shkëputet nga Papa i Romës, i cili është armik i betuar i komunizmit. Për këte do njoftojmë shumë shpejtë edhe Argjipeshkvin Gasper Thaçi, si dhe Argjipeshkvin Vinçenc Prennushi në Tiranë.”
At Matia me gjakftoftësinë karakteristike asht pergjegjë: “Mos merrin zahmet aspak me njoftue Argjipeshkvijtë as, në Shkoder e as në Tiranë po, thoni shokve tuej atje naltë, se më ka thanë ai Provinçiali i Françeskanëve të Shqipnisë At Mati Prennushi, se para jush këte shkëputje me Papen e kanë kerkue edhe malazezët e Krajl Nikollës, po unë i kam thanë se ‘Jam gadi me u varë në konop dhe Betimin tim para Kryqit Krishtit n’ Elterin Shenjtë me 4 Prill 1904, nuk e kam ndermend me e shkelë sa t’ jenë jeta! Per këte që po ju tham ju, jam i sigurtë se si unë, kanë me ju pergjegjë të gjithë shka mbajmë per trup këte zhgun”!
Pa kalue një javë, aty nga gjysa e Janarit 1945, ka mërrijtë në Kuvendin e Fretenve një nga kriminelët e Spanjës, i njoftuni komandanti i brigadës I sulmuese, gjenaral Mehmet Shehu, mbasi disa ditë para kishte kapë tradhtisht në shpellen e Selcës, Mikun e At Matisë, trimin e njohun Prekë Cali, bashkë me grupin e djelmëve që ishin me Te, dhe kishte vra e mbytë nder shkamijt e Atyne Bjeshkëve edhe 118 Burra pa gjyq, mbasi ua ka djegë shtëpijat dhe plaçkitë edhe gjanë e gjallë, tue i shfarosë perjetsisht nga pronat e veta, e këte e kishte ba bashkë me forcat jugosllave të Titos.
Mehmeti fillimisht ka kerkue me vizitue Gjimnazin e Fretenve, ku ka folë me një gjuhë krejt tjeter nga e vetja. U ka folë studentave per “meritat e Françeskanve e rolin e Tyne në histori”. Kur At Matia asht ankue per “armët e marruna nga gjeneral Peçi”, i ka premtue që mbrenda dy ditësh armët do ti kthente, dhe i ka sjellë perveç “dy armëve, që ishin dergue per Moskë, dhe në një ceremoni në Kremlin ata i janë dhurue Stalinit!!”. Mehmeti kur asht ngjitë naltë në zyre të At Matisë, ka persëritë edhe ky fjalët e Sheuqet Peçit, per “shkëputjen e Klerit Katolik nga Vatikani.” dhe, At Matia, i ka pergjegjë me ato fjalë që një javë para i ka thanë gjeneral Peçit.” Tue dalë nga dhoma i ka thanë: “Më tregoi para se të vij tek ju shoku Sheuqet, ti thashë ato se keni per t’ u penduar”!
At Matia, ka mbyllë biseden me këto fjalë: “Ma shumë do të pendohen ata që do të veprojnë ashtu si doni Ju”!
***
17 NANDOR 1946.
KUVENDI I FRETENVE KTHEHET NË BURG.
Të gjithë Fretnit e ndodhun aty, prangosen dhe fillojnë hetimet. “Akuza kryesore ishte futja e armëve në Kishen e Gjuhadolit.” Dylloset Shkolla, Muzeu dhe Biblioteka. Blokohen të gjitha dorshkrimet dhe studimet me vlerë shkencore gjuhsore dhe letrare, historike, gjeografike, fetare dhe artistike, ku perfshihet edhe një statujë e ndodhun mbi tavolinen e At Gjergj Fishtës, “Zoja e zezë”, dhe një Figure “Zoja e Kelmendit”, per Ate më ka thanë perkthyesi Gjon Shllaku (1962), kur e kanë marrë në pyetje: “Ka pa me sytë e vet kornizen e asaj Figure, mbi koken e hetuesit dhe, në te e vendosun foto e Titos”, një fatkeqësi e madhe!!
HAPJA E DOSJEVE do të bajnë shumë të kjartë edhe se “kush ua tregoi Sigurimit të shtetit edhe skutat e Kuvendit, ku ishin të murosuna dokumentat dhe dorshkrimet me vlerë të Etenve Gjeçovi, Fishta, Donat Kurti, Prennushi, Palë Dodaj, Viktor Volaj, Anton Harapi, Sirdani, etj.
Të gjitha ata materiale me vlerë aq të madhe ma vonë u pervetsuen dhe u botuen shumë prej tyne nga pseudo profesorët hajdutë t’ Akademisë.
Ka pasë edhe zane që thonin se shumë nga dorshkrimet e At Gjeçovit, janë “paketue dhe nder valixhe janë dergue në Bosnje, prej kah nuk janë kthye kurrma.” Sigurisht, ata janë marrë pa asnjë vështirsi, mbasi agjentët e UDB ishin të kudondodhun, kryesisht nder zyret e hetuesisë, dhomat e torturave, të arshivave e deri tek zbatimet e vrasjeve me gjyq e pa gjyq. Deri tek plutonet e ekzekutimit ku urdhnonte vrasjet vetë Dushan Mugosha, zbatues i perpiktë i UDB në Shqipni. Por, në Kuvendin e Fretenve në Shkoder, sytë e agjentave të Titos baheshin kater, se aty ishte vendi ku, me një perkushtim të madh punohej ditë e natë prej tyne si: “Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyeses në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë komuniste Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun e të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët !” At D.Gjeçaj, “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1990”, botue Tiranë 1993.
Në lidhje me shkatrrimin e Kuvendit të Françeskanve në Shkoder duhet theksue se dhe mbas prishjes me Jugosllavi, lidhjet e UDB me Sigurimin të shtetit vazhdonin normal, ndonse gjithshka ishte e mësheftë.
Viti 1948 në dukje ishte një “prishje e lidhjeve” tona, po në fakt nuk kishte të bajnë fare me mardhanjet e mëshefta të vrasjeve të dy vendeve tona të “organizueme” Shqiptaro – Jugosllave. Shkatrrimi i Katoliçizmit ishte një qellim i perbashkët i Enver Hoxhës, Titos dhe Stalinit.
Të gjitha i dinte edhe diktatori Stalin, i cili pajtohej plotsisht me qellimin e tiranëve kriminela të Ballkanit ashtu si sot.
Dhe, asht me u çuditë sesi “historia persëritet”, tue i qendrue besnike të gjitha kthesave të saja që kanë të bajnë me terrorizmin, krimin aq mirë t’ organizuem në lidhje me drogen dhe hajninë e turpëshme shtetnore. Dhe me këte motiv sot mendohet edhe “ardhja e refugjatve nga Afrika !”.
Livallisin hajdutët nëper shtetet e Europës, sikur t’ ishin nder pronat e veta! E askush nuk zemrohet me surretnit e tyne të pa pikë personaliteti.
E deri kur kështu?!
A e shifni se gjithshka ka marrë rrokullisjen në teposhte o Shqiptarë?
A nuk e kuptoni fjalen “shpopullim”, shka do me thanë?!
E ku po shkoni me kambet tua, a i keni sytë në ballë o të droguem ?!
Po, a kujtoni se tue fjetë do ta shpetoni Shqipninë nga “vetzhdukja” që, qeveria e shitun e Tiranës po punon dit’ e natë me e realizue ?!
Jeni në pragun e një katastrofe historike që komunistët hajdutë me në krye Ramen, po shkatrrojnë perfundimisht Shqipninë e Gjergj Kastriotit!
Jo, jo, nuk ishte e kotë Lutja e Nanë Terezes në Rinas…
Vetem mos harroni, si do t’ju cilsojnë njëditë Historia o shkatrrimtarë?!
A e dini se po dhunoni Atdheun e Gjergj Kastriotit o tradhëtarë?!
Melbourne, 2 Gusht 2024.