Albspirit

Media/News/Publishing

Njerëz si Sylejman Turkaj gjithmonë e kanë ngritur kombin tonë

 

 

Nga Ramiz TAFILAJ

Është me pikëllim të madh të marr një lajm të tillë.

Familja humbi prindin, vëllanë dhe njeriun e dashur.

Fshati Dubravë humbi më të mirin e këtij fshati.

Bota e arsimit ka humbur një mësues të shkëlqyer të shkencave natyrore.

Kombi ynë shqiptar ka humbur një njeri të madh e të shkëlqyer. Njerëz si Sylejman Imer Turkaj gjithmonë e kanë ngritur kombin tonë.

Sylejmani do të jetojë në kujtimet e shumë nxënësve dhe studentëve që i ka përcjellë në shumë breza.

Pa dyshim të gjithë ata të cilët e kanë njoft Sylejmanin do ta kenë në kujtim.

Familjes dhe të gjithë miqve të shumtë të Sylejmanit, iu shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për humbjen e këtij kolosi të madh të brezave tanë.

Mua personalisht do të më mungojnë takimet me Sylejmanin. Do të më mungojë buzëqeshja e tij. Unë isha i privilegjuar të isha mik i Sylejmanit. Sa herë që kam vizituar Kosovën kam vizituar Sylejmanin dhe djemtë e tij të mrekullueshëm.

Zoti e bekoftë shpirtin e tij. Zoti e bekoftë familjen e tij! Zoti e shpërbleftë Sylejmanin me parajsë! Sinqerisht dhe shpirtërisht vdekja e Sylejmanit po më lendon, por e di që lulet i merr Zoti fillimisht e pastaj të tjerat.

Lamtumirë miku im dhe faleminderit për kujtimet e mrekullueshme që na ke dhuruar ndër vite!

Please follow and like us: