Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Liria është e fundit 

Liria mbështetet në vetvete, nuk fton askënd, nuk premton asgjë, ulet në qetësi dhe dritë, është pozitive dhe nuk njeh dekurajim.

Beteja shpërthen me një alarm të lartë dhe përparim e tërheqje të shpeshtë, kur armiku triumfon. Burgu, prangat, plumbat bëjnë punën e tyre, shkaku është në gjumë, njerëzit mbyten me gjakun e tyre. A ka ikur liria nga ai vend?
Një i afërm u pushkatua dhe një tjetër shkoi në burg; sa krime rëndojnē mbi komunistët, dhe deri më sot të gjitha shkuan pa u ndëshkuar. Edhe pse vazhduan pas luftës me paranojēn e tyre, politika vetëm proshqiptare nuk ishte dhe la pasoja; popullin e shtypur dhe një pjesë të vendit të robëruar nga fqinjët.
Ishin me qindra e mijëra që ranë; sot kujtohen heronjtë komunistë si Qemali e. Vojo; dhe asnjë nga krimet komuniste, megjithëse, luftuan dhe ishin në radhë të parë vëllezër, të cilët kishin ëndrrat e tyre, ndryshe nga të Marksit,Titos ose Stalinit, Enverit.
Për tema të tilla duhet folur, sepse krimet që mbetën të pandëshkuara, kanë lënë gjurmë; pasqyrohen sot me vjedhjet qeveritare që nuk ndëshkohen.
Kur liria shkon, nuk është e para as e dyta apo e treta; ajo pret që të gjitha të tjerat të shkojnë, është e fundit. Kur kujtimet e heronjve të vjetër janë zbehur, kur emrat e patriotëve përqeshen në sallat publike nga goja e oratorëve, kur fëmijët pagëzohen me emra tiranësh, kur ligjet e të lirëve lejohen pa dëshirë dhe ligjet për informatorët i bëjnë ata me poste; e kthejnë një person të pafajshëm të pafuqishëm në inferioritet mizor; ky është karakteri shqiptar sot, por ende nuk kuptohet – se kur tufat e morrave, panifikuesit dinakë ‘të kthimit prapa’ mbajnë pa turp zyrat ose qeverinë, gjyqësorin, parlamentin apo presidencën, marrin një përgjigje servile.
Pamja që çudit më shunë është nderim nga njerëzit që ushqejnë ndjenjën se ēshtë më mirë të jesh plaçkitës pronash dhe mashtrues në detyrë me një rrogë të lartë, sesa punëtor ose fermer i varfër i lirë me zemër të çiltër e bujare; dhe kur falsifikimi, grabitja e pronave mund të gjykohet pa marrë ndëshkimin e vet, atëherë instinkti i lirisë ka ikur nga ajo pjesë e tokës.
Please follow and like us: