Cikël poetik nga Astrit Lulushi
Deti
Deti i thellë dhe i qetë
Erdhi butësisht drejt teje,
Duke pëshpëritur të dua.
Kishte bërë rrugë të gjatë
Vetëm për të të prekur ty,
Sepse nuk mund të vdiste
Derisa të shikonte një herë.
Tani jeni takuar
Kthehu në paqe, det
Mos ji i padurueshëm
Përshëndet qiellin dhe tokën
Çdo ditë diellin në perëndim
Për hirin tënd, dashuri –
Mosha kthehet në interval.
Hija
Ajo është hija ime
Shkon andej-këtej
Kërkon një jetesë
Duke folur e përlotur,
Sa shpesh e gjej veten
Duke e parë që fluturon,
Dhe pyes e dyshoj
Nëse jam vërtet unë;
Kur hynë mes turmës
Nuk dyshoj më
Se jam unë vërtet.
Jetë
Numër shekujsh që këtej,
Për ju ende të palindur
Kur t’i lexoni këto që shkruaj
Unë jam i padukshëm,
Tani jeni ju,
Që realizoni poezitë e mia,
Duke më kërkuar,
Sa të lumtur do të ishit
Nëse do të mund të isha
Dhe të bëhesha pjesë e juaj;
Qoftë sikur të isha;
Mos jini të sigurt,
Por tani me ju jam.
Ankesa
Shpirtit i ndrydhur doli
Përmes portave të forcuara,
Ndërsa kishte qenë i mbyllur;
Dhe për ato që pa jashtë
Disa pyetje provokuese bëri –
Këto dëshira e mendime
Në errësirë, pse janë?
Pse njerëzit i afrohen
Rrezeve të diellit
Për të ngrohur gjakun e tyre?
Pse kur ata lënë atdheun,
Gëzimet fundosen e zhyten?
Pse ka pemë nën të cilat
Njerêzit nuk ngrenë sytë,
Dhe mendime të mëdha
Melodioze bien e shkelen?
Sepse frutat varen verë e dimër
Dhe gjithmonë janë me vlerë.
Fjalët e poetit
Mendja e përsosur tregon
Mjeshtrin ndër filozofë,