Albspirit

Media/News/Publishing

Bajram Karabolli: Ç’KANË THËNË PËR PËRKTHYESIN?

Fan Noli

 

Shkrimtarët bëjnë letërsi kombëtare, përkthyesit bëjnë letërsi universale.

JOSÉ SARAMAGO

Pa përkthim do të ishim banorë provincash të kufizuara me heshtjen.

GORGE STEINER

Nëse një përkthyes e bën punën e tij siç duhet, është një mirëbërës i njerëzimit; nëse jo, është një armik i vërtetë publik.

MIGUEL SÁENZ

Përkthyesi është bashkëpunëtor i autorit.

JORGE GONZÁLEZ MOORE

Përkthyesi është një shkrimtar i privilegjuar që ka mundësinë të rishkruajë kryevepra në gjuhën e tij.

JAVIER MARÍAS

Përkthyesit janë kuaj që shkëmbehen në postat e qytetërimit.

PUSHKIN

Të përkthesh do të thotë të udhëtosh nëpër një vend të huaj.

GEORGE STEINER

Përkthimi është esenca e qytetërimit modern.

F. C. LUCAS

Lexuesi ideal është një përkthyes. Ai është i aftë ta zbërthejë tekstin, t’i rrjepë lëkurën, t’i heqë deri edhe palcën, të ndjekë çdo arterie dhe çdo venë në të dhe pastaj të ngrejë në këmbë një qenie të re të gjallë.

ALBERTO MANGUEL

Të jesh përkthyes do të thotë të ushtrosh profesionin fisnik të komunikimit midis njerëzve, të cilët janë ndarë me barriera gjuhësore, plotësisht apo pjesërisht, të pakapërcyeshme për ta.

VALENTÍN GARCÍA YEBRA

Përkthimi është një grua. Nëse është e bukur, nuk është besnike. Nëse është besnike, sigurisht, nuk është e bukur.

EVGJENI JEVTUSHENKO

Më e mira për përkthimin është thënë nga Servantesi: përkthimi është ana tjetër e një qilimi.

LEONARDO SCIASCIA

Please follow and like us: