Albspirit

Media/News/Publishing

Sopranoja Ermonela Jaho, mesazhi pas koncertit në Tiranë

Dua të falenderoj Tiranën, qytetin tim për dashurinë që më dha përgjatë këtyre ditëve dhe veçanërisht gjatë koncertit gala.

Dua të falenderoj Abigaela Voshtinën dhe Kozeta Kurtin për idenë, organizimin dhe sensitivitetin ndaj ndjeshmërive të artistit. Faleminderit Maestro Jacopo Sipari Di Pescasseroli dhe orkestrës së mrekullueshme të TKOB për ndjeshmërinë, energjinë dhe dashurinë përgjatë provave dhe shfaqjes. Një energji e tillë nuk është e mundur të gjenerohet vetëm nga një njeri por vetëm sëbashku në sinkronizim total. Faleminderit Charles që je një koleg dhe artist i mrekullueshëm. Kur ndan skenën me kolegë të tillë gjithçka është më e lehtë dhe rezultative.

Dua të falenderoj Geraldina Sposa për fustanet e mrekullueshme, stafin profesional dhe Armando Pezën për shijen e përsosur. Dua të falenderoj bashkinë e Tiranës për mundësinë që i dha artdashësve që nuk arritën të gjejnë bileta ta shikojnë shfaqjen tek sheshi. Shpirtrat që janë në kërkim të së bukurës nuk janë të pakët në Tiranë.

Mirënjohëse ndaj të  gjithë kompanive që bënë të mundur këtë event të veçantë.

Bota duket gjithmonë më e ndritur kur kemi krijuar diçka që nuk ishte aty më parë.

Please follow and like us: