Albspirit

Media/News/Publishing

+16/Gjarpni, poezi nga Edmond Kaceli

Edhe sot prej trupit tem

u çua një gjarpën
për me e nisë gjarpnisht
ditën

Lypi me dalë prej kafkës
diku, nga gropat e syve
nxorri kryet n’qetsi
kqyri

Tanë ditën e lume
rrëshqet, del e hin
prej gropave t’syve t’mì
tinzisht…

Përditë nje gjarpën helmues
turret prej syve të mijë
e s’po di: Asht vdekje
a dashni!

Asht mbramje vonë
Gjarpni po kthehet n’kafkën teme
Nesër, prapë i duhet me dalë
n’shetì

N’zgavrat e syve t’mi të mekun!
Pushon, bjen me fjetë
Flen n’shtratin e trupit tem
dekun!

Please follow and like us: