Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Ajri dhe Liria

Ajri na jep frymë për të folur –
Dhe objekte që u japim formë
Shtigje tê hapura në zgavra
Rrugëve të parregullta
Me ekzistencë të padukshme.
Tragete, dërrasa, shtylla
Kalashë, të veshura me dru
Anije të largëta; rreshta shtëpish, Fasada me shpim dritaresh,
Çati, veranda dhe hyrje;
përballje dhe roje hekuri
Dyer, shkallë ngjitëse, harqe
Kalime të shkelura
Gurë gri trotuaresh
Gjithçka që ju ka prekur,
Besoj se ia keni dhënë vetes
Dhe tani do të më jepni mua
Fshehurazi nga të gjallët
Dhe shpirtrat do të ishin
Të dukshme dhe miqësore me mua.
Toka zgjat të dy duart
Fotografi e gjallë,
Çdo pjesë në dritë
Muzika bie kur dëshiron;
Ndalet ku nuk dëshiron
Ndjenja e freskët e rrugës
O autostradë që udhëtoj,
A thua, përgatitur jam tashmë,
I rrahur nga jeta dhe i pamohuar
Të kthehem mbrapa nuk kam frikë
Të të lë, po të dua,
Ti më shpreh më mirë
Se sa unë veten,
Mendoj se veprat heroike u konceptuan të gjitha në qiell
dhe të gjitha poezitë e lira
Çdo kush duhet të jetë i lumtur.
Prej kësaj ore e caktoj veten të lirë Nga kufijtë dhe linjat imagjinare, Duke shkuar atje ku është,
Meshtri total dhe absolut,
Dhe duke dëgjuar të tjerët,
Për atë që thotë,
duke pushuar dhe kërkuar;
Të mendoj butë, por me vullnet.

Please follow and like us: