Astrit Lulushi: Ferma e modernizuar
![](https://alb-spirit.com/wp-content/uploads/2024/08/440539420_1211159969852604_6364863069568813788_n-e1715873761126.jpg)
E shkuara, si rrobat e vjetra varen,
Dhe na kujton kohën rinore
Për të cilën disa ndjejnë nostalgji.
Megjithë vuajtjet dhe ankthet
Shpresat ngatërroheshim
Me pesimizmin që lulëzonte
Në fytyrat e vrara nga dëshpërimi.
Brez i humbur ishim
Si bagëtia prisnim
Ditën për t’u flijuar.
Diktatura e dikurshme, sot ofrohet,
E butë, si fijet plastike
Por njësoj të mbysin,
Ky është ndryshimi;
Me të “shkuarën” e sotme
E cila ngjan me fermën
E modernizuar me njerëz.
Please follow and like us: