Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Satka: Këtu e një mijë vjet më parë

 
Këtu e një mijë vjet më parë.
U njoh me një Judë.
zemrën, lëkurën, kockat i kishte ai.
Dhe ajri dukej i tiji.
Firovi mjaftueshëm,
sa gjaku që ngeli nëpër trup u bë i zi.
Një Judë.
Një shekull u bë dhe prapë dukej se qe sëmurë.
Gjarpëri nuk hante, ajo tretej.
Sytë e tij veniteshin, ajo po vdiste.
Meraku i grishte çdo ind.
Juda lavdëronte sorrat.
Ato natën këndonin si bilbila.
Në mëngjes iu dukej vetja pëllumb që fluturonte i lirë.
Ajo u dashurua me një Judë.
Vdiste për të, shpirtin ia fali.
Këtu e një mijë vjet.
Jeton akoma një Judë.
Të gjitha që e deshën, s’janë më.
Pa Judën, s’do isha as unë.
Please follow and like us: