Mario Vargas Llosa: Erotizmi
Nuk është abuzive të thuash se erotizmi përfaqëson një hop të lartë të civilizimit dhe është një nga përbërësit vendimtar të tij. Për të ditur sesa primitiv është një komunitet apo sa ka përparuar ai në procesin e vet civilizues, asgjë nuk është më e dobishme sesa të kapërcesh të fshehtat e dhomës së gjumit e të vësh re si bëhet dashuria.
Megjithatë, erotizmi nuk ka vetëm këtë funksion pozitiv dhe fisnikërues për të zbukuruar kënaqësinë fizike dhe për të hapur një spektër të gjerë ndikimesh e mundësish që i lejojnë qeniet njerëzore të kënaqin dëshirat dhe fantazitë e tyre të veçanta. Erotizmi është gjithashtu ai që nxjerr mbi ujë ato fantazma të fshehura në irracionalitet, të cilat janë të natyrës destruktive dhe vdekjeprurëse.
Frojdi e ka quajtur prirje fanatike, e cila lufton me instinktin jetik dhe krijues – Erosin – kondicionin human (kushtin e të qenit njeri). Të çliruar nga vetvetja, pa kurrfarë freri, ato monstra të pavetëdijes, që ngrihen dhe kërkojnë të drejtën qytetare në jetën seksuale, në qoftë se nuk do të ishin të frenuara në një farë mënyre, mund të shkaktonin zhdukjen e species. Prandaj erotizmi jo vetëm gjen te ndalimi një nxitje voluptuoze, por gjithashtu edhe një kufi të dhunuar, i cili sjell vuajtje dhe vdekje./Hejza