Mos e kthe kokën pas kur duhet të shohësh përpara
![](https://alb-spirit.com/wp-content/uploads/2024/08/454741219_8246666658728962_6602803929993324560_n-e1723406675737.jpg)
Zana Tako
Mos e kthe kokën pas kur duhet të shohësh përpara.
E djeshmja nuk është dritë, por është përvojë.
Përvoja përcjell mësim i cili nuk duhet harruar, as nuk duhet mësuar përmendsh.
Ndërtimi i së ardhmes nuk ngrihet me tulla e llaç, por ngrihet mbi mësimet e përvojës, të cilat nëse i shërbejnë shpirtit, atëherë edhe shpirti di si të ndërtojë, e nëse jo, atëherë nuk ke ndërtuar, por ke shkatërruar edhe atë pak, që koha ta ka ruajtur si kujtim.
11 gusht 2024.
Please follow and like us: