Albspirit

Media/News/Publishing

Artur Spanjolli: Jen, sa herё dimri vjen…

 

Artur Spanjolli

 

Poemё

 

1.

Jen, sa herё qё dimri vjen,

dhe shpirti thellё vetvetes futet,

tek shoh xhamat e ftohtё

dhe gjethet, si krahё zogjsh tё vrarё

mbi bulevard rrёzohen,

hesht mallёngjyeshёm.

Kur breshëri mbi qelqe fort tringёllin,

mendja larg fluturon. Fare larg, nё kohё.

Edhe gjatё festave me shokё a miq,

paksa nga vera i ardhur nё qejf,

kur shpirti fillon disi tё klith çuditshëm,

nё ballkon dal tё pi njё cigare. Ndaj,

Merr udhët e botës, çuditshёm mendimi.

Harroje të jetosh në ëndërra. Ngulja

 

Kthetrat mirë botës së vërtetë,

ndёrgjegja mё pёshpёrit.

 

Prap gjysma tjetёr:

Ç’bёn vallё atje larg, as nuk e di se ku,

ç’bёn brigjeve tё njё jete tjetёr qё s’e njoh.

Qesh, qan, stresohesh, a ç’dreqin bёn?

Apo ndoshta, ndopak mё mendon?!

Jo. Kёtё mos ma thuaj! Unё ndёrgjegjet

E njerёzve dot nuk i lexoj. Ministritё

I pleqёrojnё punёt me dyer tё mbyllura, pёrherё.

 

Mos ma thuaj qё mё mendon,

se krejt prej lotёve do tё ngashёrehesha.

Do tё shtrihesha

mbi dyshek dhe vetёm, fort do tё qaja

rishtaz duke tё ёndёrruar, si dikur adoleshent.

Mё mendon, mё mendon?!

Oh jetё, jetё! Ç’ёndёrr e çuditshme je kёshtu,

o jetё, qё jetё nuk je, pёr kёtё bukё qё ha!

 

Kur dimri xhamat kafshon,

dhe dritat e festave shkёlqejnё gjithkund,

kur i lumtur nёpёr festa familje rrij,

vjen ti prej fundesh dhe fillon ngacmon.

Nga thellёsitё e qёnies,

ngjitesh mbi sy, si sirenё e vockёl,

qesh, flet, luan, bёn shaka! Kush je?

Unё kurrё s’tё kam njohur siç duhet.

As nuk dua tё tё njoh, mё.

Mё mirё te mbetesh ashtu, ёndёrr qё djeg

zjarr qё nuk shuhesh, pasion qё s’ka shёmbёlltyrё,

entuzjazёm i panjohur, mister,

afsh, mish dhe pёrgjёrim.

Fillim pa fund, fund pa fillim. U mёsova

Tё tё dua nё mungesё, siç duam njё ёndёrr

Siç besojmё njё iluzion, nё ajёr i fёrguar

Idealistёsh, donkishotё madhёshtorё.

 

 

Kur dimri i akullt vjen

dhe ti larg, nё njё tjetёr galaksi jeton,

zgjohet brenda meje ai, zjarri i ftohtё.

Aq afёr tё ndjej, çuditёrisht,

sa arrij tё tё shoh edhe kur ti lёviz,

kur je ulur nё tavolinё me njerёz tё panjohur.

Tё tjerё puth, tё tjerё njerёzve ia fal buzёqeshjen.

Por, fare pranё meje je, çuditёrisht, mrekullisht.

Si njё engjёll qё kurrё nuk tё braktis.

Si i bekuari frymёzim. Je, njё dёmtim

Nё aks tё trurit, njё “qark i shkurtёr”,

gabim kimik, brengё e gurёzuar.

 

Tё jesh vallё njё çmenduri, tek kjo rrёnjosje nёn kafkё?

Apo njё institucion gjenial, tё jesh?

Mё mjafton qё ti ekziston,

mё mjafton qё ёndёrra,

çapёn nё lёngun tёnd e ngjyen.

Si njё kupё e shenjtё kristali e mbushur pёrplot

me verёn e jetёs, fara e kuqe e shenjtёrisё.

Pёrshpirtje tё gjallёsh.

Mjaft tё dehem me qёnien tёnde

Nё mungesё.

 

Ti je e gjallё, ti merr frymё diku.

Dhe ky ёshtё triumfi mё i madh.

Shoh, qё parfum ke hedhur rrёzё qafёs.

Ke gatuar pёr njerёzit e tu,

dhe nё krah e mban fёmijёn tёnd,

e hijshme si gjithmonё.

 

Tё shoh edhe pse fare larg je.

Miliona kilometrash nga shpirti.

Edhe pse asgjё me mua s’tё lidh, prapё je frymёzimi.

 

Distancat pra, maten me energji tё konsumuar shpirti

Jo me gurё kilometrikё nё hapёsirё.

 

Kur dimri vjen dhe qielli fare gri bёhet,

kur mendja arratinё merr,

ndёr veshjet e njё jete tjetёr,

kur mbrёmja bie qetёsisht dhe yjet e parё ndizen;

larg, sa larg nga ti.

I vetёm, disi i humbur, ballin nё qelqet e ftohtё e vё,

dhe mendoj se si isha dikur.

Plot zjarr dhe pasion, fёrgёlloja.

Qaja pёr çdo muzg nё breg tё detit,

dhe dashuria digjej brenda meje

siç digjeshin zjarret nё mbrёmje

mbi fushat e shkreta tё Shёnovlashit.

Kohё tjetёr qё kurrё nuk vdes,

çuditёrisht, veç lartёsohet.

 

Tё mendoj tek rri i vetёm, Beatles duke dёgjuar.

Tё mendoj, tek rrin shtrirё mbi shtrat, duke pushuar.

Ndoshta njё libёr ke pёrpara syve dhe lexon.

Nё shqip a anglisht apo frengjisht?

Kush e di? Ndoshta rrёshqitasi

mbi sytё e tu tё bukur, gabimisht,

njё mendim mbi mua shket,

tek tinёzisht mё ndjek mbi facebook.

“I shkreti djalё” thua me pёshpёrimё.

Kush e di? Nuk tё shoh kurrё nё ёndёrr.

Kurrё nuk mё shfaqesh. Dritarja qiellore,

telefoni pa fije, eteri pa internet.

Kjo tregon qё s’mё mendon. Ah vaj medet!

A ndoshta, kurrё nuk mё ke menduar. Ndaj,

Jo njё, por 99 libra po tё shkruaj.

S’do mundem tё tё habis dot.

Edhe Nobelin po ta fitoja,

ti prapё me moskokёçarje,

buzёt do tё shtrembёroje: “E çё pastaj”?!

Ç’tё bёj? Ç’tё bёj, qё ti ndonjё herё

Pёr sport, sytё kёndej t’i kthesh?

Njё letёr, njё pёrgjigje, njё pёrshёndetje

Thejshtё njё buzёqeshje

Ndoshta nga larg.

 

Tё ulet koka jote e bukur,

me sytё e zinj mbi shkronjat e tua.

Ah ç’lumturi do ishte pёr mua!!

Ç’orgazmё e papёrshkrueshme.

Por ti s’mundesh, a ndoshta s’don, e ndjej.

Dikur, mё kollaj fitohej Troja me luftё,

se sa bedenat e gurta tё zemrёs tёnde,

ledhet, bastionet, flamurin e zisё kishe ngritur

heshtje, morg.

 

Por dije se sa mё shumё

tё fshihesh, aq mё shumё unё do tё ulёras,

derisa ndonjё gazetar tek porta jote tё trokasё

tok-tok, si dhelpra tek shtёpia e kecave.

 

Zemra jote,

gjithё botёs mund t’i perkasё,

por mua jo. E imja, kurrё!

Kjo dashuri, e pashpresё,

qё qan nё errёsirё, qё ulёret, vetmie,

muzikё veç me njё tel violine ёshtё.

Kёngё pa ngushёllim. Por ti eja, eja

Vjeshtrave nё periferi,

kur gjethet zverdhin shkёlqimbukur.

Brenda ёndrrёs sime, natyrisht.

 

Do tё shёtisim botёn bashkё,

deri sa dielli ynё tё perёndojё.

Ta ёndёrrojmё alternativen botё,

pa silikon, botoks, pa gjylpёra estetike.

Pa falsitet! Republikё dashurie

Ta bёnim, parlamentin.

Ti eja periferive tё botёs,

ku aq vende hyjnore ka.

Do tё njohim Zotin.

Pёr besё do ta njohim Hyjin bashkё.

Nga shkёlqimi i lumturisё

Me duar drita pёllumbin e paqes

Ta materializoj, deri edhe

Njerёz tё shёroj. Ti eja!

Tё shpёrthejё shkёndijё e shenjtё

Bing-bang i krisur ndjenjash

Qё mos tё ketё drogё ta konkurojё.

Aq e bukur je ti. Aq e dlirё, e hajthshme.

 

Por ti s’mё pёrket.

Mundet zemra jote,

t’i pёrkasё fёmijёve afrikanё qё vdesin urie.

Mundet t’i pёrkasё kёngёtarit qё adhuron,

aktorit qё e ke fun. Mund t’i pёrkasё

miqve tё tu. Fёmijvё tё tu. Barbonit nё udhёkryq.

Mund t’i pёrkasё ish tё dashurve tё tu.

Komshiut, kolegut mё tё ngushtё.

Mund t’i pёrkasё heronjve qё kanё vdekur,

atyre qё janё akoma gjallё.

Mund t’i pёrkasё tёrёsisht tё plagosurve nё luftё,

mund t’i pёrkasё refugjatёve. Tё mjerёve tё kёsaj bote.

Zemra jote mund t’i pёrkasё tё shkuarёs,

tё ikurve krejt, Zotit vetё.

Gjithkujt! Veç mua jo!

Mua qё aq shumё, kam qarё pёr ty.

Oh po. Ti, çdo kujtim e ke shenjtёruar me nga njё lot.

Me siguri. Zemra jote

mund ta rrok tё gjithё botёn veç me njё vёshtrim,

me njё lot, me njё poezi, me njё buzёqeshje.

Sepse ti ashtu mund tё jesh.

Veç e mirё, e pafund.

Njё zemёr e shenjtё qё dashuron gjithçka tё bukur. Gjithkujt mund t’i perkasёsh ti.

Veç mua jo. Unё jam i dёnuari

qё kёshtjellёn tёnde, kurrё nuk munda ta fitoj.

Veç me luftё, me gjak dhe sulme.

Por kjo,

s’ёshtё kohё e 1000 anijeve qё nga Aulida nisen,

nderin t’ia kthejnё, burrit tё poshtёruar.

Gruan, qё vatrёn bashkёshortore tradhёtoi,

dhe me dashnorin iku, nё shtrat ta kthejnё.

 

Kjo ёshtё epokё e arsyes, çdo

Ampleks e ka njё çmim, si gjithçka.

Se di! A mё mendon ndonjёherё?

Kur shpirti, nё majё tё hundёs tё vjen, dhe shfryn.

Ah sikur…?!

 

 

2.

Ç’bёn tani? Kush e di ç’je duke bёrё!

Fare larg, larg, nga ana tjetёr e globit,

nga ana tjetёr e botёs. Kur unё fle, ti zgjohesh,

kur unё zgjohem ti fle, ndaj nuk takohemi kurrё,

nё kёtё rruzull plot damarё dhe meridianё.

Ç’je duke bёrё vallё?

Ah kohё mizore. Ti ndёrroj akrepat orёs.

T’i bёj si tё sajat. Sepse ajo e do dritёn.

Le tё ndriçohen pra horizontet.

Ajo i do perёndimet mbi det?

Le tё ngrijё dielli nё perёndim pёrjetёsisht.

Njё jetё do tё kaloja

duke lutur Perёndinё ta ngrinte diellin.

Ajo i do kuajtё?

Le tё ringjallen tёrё kuajt e legjendave,

ato tё miteve, dhe ato tё heronjve!

Le ta popullojnё botёn me kuaj, tё zinj

tё mёdhenj, tё hazdisur, qё sytё e saj tё mbushen

me bukurinё e tyre, magjepsjen.

Ajo e do verёn e mirё?

Le tё plehrohet dheu gjithkund,

tё mbillen kodrat me hardhi.

Verёn mё tё mirё

le tё prodhojnё specialistёt.

S’pyes pёr lekё. Deri sa ajo, hyjnorja,

tё mbushet pёrplot me floririn shkёlqimtar tё pijes.

 

Ajo i do fort bizhutё?

Le tё mbushet bota me bizhubёrёs legjendarё

Si nё pёrrallat e gjyshёrve. Tё ngjyhet

Qielli me perёndimin e kuq flakё,

nga njё dorё magjike!

Ah qё nuk jam Jezus! T’i bёja vetё mrekullitё.

Nuk di! Jam krejt hiç, nul! Veç tё dashuroj di.

Pa fund. Pa fillim. Pa skaje. Pa poshtё, pa sipёr!

 

Plot re gri ёshtё qielli, pёrtej qelqeve,

ti ç’bёn atje, mijra kilometrash larg, ç’bёn?

Nё botёn tёnde tё vockёl, por edhe fare madhore.

Pa fund ёshtё ajo bota jote, gjigande.

Kozmike. Ç’bёn? Ç’bёn? A mё mendon ndonjёherё?

Atё djalin qё asgjё nuk thonte,

megjithatё, gjithçka!

A thua ndonjёherё: “I gjori djalё”?! Kurajo

Nuk kam tё vij tё tё gjejё, ёshtё e kotё

Do tё zhgёnjehem nga gjithçka e jotja

Mё mirё le tё fleshё ashtu

Gjysёm ёndёrr, gjysёm e vёrtetё. Si njё

Muzg qё agun pret, si njё lindje

Qё perёndimin pret. Gjysёm ёndёrr

Gjysёm e vёrtetё, siç ishe, siç je

Siç do tё jeshё, shumё mundёsisht,

edhe ti, vetё.

 

 

3.

Shumё vite mё parё, nё njё jetё tjetёr,

babai mori mjekun nё shtёpi.

I ri isha, lёngoja nё shtrat, ah sa lёngoja!

Nuk e doja mё dritёn. Veç nё errёsirё rrija.

Qaja, lexoja poezi. Nuk dija me

ç’ta ngushёlloja shpirtin lёngimtarё.

Erdhi doktori me ngut. Zemrёn ma pa, pulsin,

gjuhёn me kujdes,

me aparat nё vesh,

mi mati mushkёritё. Pastaj,

kur sytё mi pa. Ah! E pikasi trishtimin, brengёn e thellё!

E kuptoi mjeku, nё heshtje mbeti gjatё.

“Ç’ka doktor”? e pyeti babai tek dhoma tjetёr.

“Pse dёshirёn pёr tё jetuar e ka humbur ky djalё?

Pse i zbehtё si fantomё veç qan nё vetmi?

Ç’ёshtё kjo sёmundje lotёsh pa kuptim?

Si mund tё qaj njeriu kot fare”?

Doktori ngriti kokёn, nё vesh ia rrёfeu:

“S’ka gjё” e mbylli shkurt.

Oh kohё madhёshtore kur shpirti krejt

Oshёtinte ngjyrat e zemrёs. I si trishtim,

Xh si pёrndritje muzgu, E e verdhё, si dielli

N si ndalesё, plot lot dhe dhimbje. Ah kohё

Madhёshtore kur rruga ushёtinte, bujё, kujё

Gjak dhe lot, dhimbje dhe mall. Ç’hall qё kisha

Ç’hall tё madh!

 

Mblodhi buzёt im atё. Tundi kokёn.

Dy lot i shkanё nga sytё.

“Jepi ndonjё farmak. I fortё, tё jetё!

Doktor je, a ç dreqin je”?!

“Nuk ka farmak” ju gjegj ai.

“Veç muzikё dhe heshtje

derisa ёngjёjt ta ngushёllojnё!

Kalon vetё”!

 

Oh s’ka melhem?! Nuk ka!

Akoma nuk e kanё shpikur!

Kёshtu, mora rrugёt pёr kurbet.

Larg prej saj. Larg. Larg nga ajo rrugё.

Larg nga sytё e saj. Larg nga ai qytet.

Larg nga lёngimi pёr tё!

 

Ti ishe njё plagё e hapur nё kohё paqje.

Ti ishe njё dhimbje e gjallё,

pa gjak, pa, dregza, pa fasho, as garza.

Ishe veç lot, vaje, brengё!

Larg. Larg. Larg!

Mora rrugёt e harresёs. Pёrgjatё bregut

Nё njё fshat u arratisa, pёr javё tё tёra.

Iki dashurisё, qё tё vuash, tё bёn.

Iki larg, larg.

Por ty, gjithkund tё kisha me vete.

Si nje plagё e hapur, kancer i gjallё.

Si njё shishe wisky tё shtrenjtё, me tё cilёn

doja tё dehesha. Por unё

dёshiroja krejt tё kundёrtёn.

Dёshiroja tё vuaja.

Martir dashurie doja tё bёhesha.

Ka mё mirё se plagosur lotёsh,

tё njohёsh pafundёsitё,

pёrmes syve tё tu. A nuk

gjehet Zoti kёshtu vallё?

 

Oh po! Gjeografinё e shpinёs tёnde

nё plazh, e dija mё mirё se gjithkush.

Nuk kishte gjё mё tё bukur

se sa shpatullat e tua. Dunat e

formave tё tua me rёrё tё nxehtё,

pa oaze, shkretёtirё tmerr, ku etja

pёr njё puthje tё njomё tё merrte.

 

Me orё tё tёra nё plazh

veç shpinёn mё ktheje.

Linjat e supeve, qafa me flokёt e verdhё

vrrjaga e kurrizit dhe vithet e pёrkryera,

me fund shpinёn prej shtatёmbёdhjetё,

ku aq shumё kimera erotike fshiheshin.

Ёndrra tё zeza, ёndrra tё bardha,

ёndrra tmerr, dritё parajse.

Ёndrra ku fundosesha me lotё thёngjinj.

 

Dhe ti vije natёn, atje nё fshat.

Sapo ajo binte plot yje dhe bulktha,

unё si kukudh me sytё nё tavan rrija.

Ti vije nga njё shteg i fshehtё qё veç ti e dije.

Vije dhe ne bёnim dashuri

deri sa kёndonte gjeli i parё.

“Mos ik. Mos ik” tё thoja.

Rri edhe pak”!

E prekja lёkurёn tёnd qё kishte shijen e ёndёrrёs.

Oh, ç’parfum kishin flokёt e tu! Ç’parfum parajse!

Buzёt e tua ishin zjarr. Fjalё dashurie mё pёshpёrisje.

“Me ty. Pёr ty. Nё ty”!

Vinin ato fjalё nga pafundёsia e kozmosit,

ku Perёndia, e kishte fronin plot Dritё.

Perёndia shikonte nё heshtje,

shkёndijёn e shenjtё. Ishte e djelё,

nuk Punonte.

Shkёndija Danteske, ndizej. Pa ferr, syrgjyn.

 

Dhe ty, fort tё dhimbte nё atё kohё.

Trishtuar, sakatuar, vrarё, gjysmuar,

sytё e tu tё bukur, plot lot ishin.

Pranverё e 90-tёs. Ç’gjёmё e

zezё mbi kryet tё ra, oh Zot,

s’mjaftoi heshtja e tij brengё,

s’mjaftuan 45 vjetёt e pengut tragjik?!

Por ti,

“Mos ik. Mos ik! Rri edhe pak.

Ngrohe zemrёn time, shterpё.

Ndizma shpirtin edhe pak.

Nё zemrёn qё djeg, hyhet me pёrkёdhelje”!

 

Por ti doje tё ikje sapo agu vinte,

dhe kёndonte gjeli i parё.

Kundroja natyrёn nё heshtje.

Oh madhёshtorja natyrё!

E parё me sytё e dashurisё pёr ty.

Frynte era plot dramё,

bosh, vetmi, trishtim plot ujё dhe

gjethe tё thata vjeshte.

Heshtja e kishte vёshtrimin tёnd,

dhe nё muzg,

mbi kodёr, shikoja ku ishte Durrёsi im.

Syrgjyn vdekur, si Ciceroni nё Apolloni.

Qyteti madhёshtor me Vilёn nё ballё.

Oh deti, qё ti e shihje me sy, shpirti yt

Bridhte atyre rrugёve aq tё dashura

Qaja fort dhe Zotin nuk e njihja. Pёr at

Bukё qё haja, si nё mёrgim, ende

Zotin nuk e njihja. Mendoja qё tё dashuruarit

Ishin vetmitarё tё pafatё hedhur tej

Ne rastёsitё e globit. Thuaj kёmbё: mё dhimbte

Thuaj dorё, mё dhimbte, thuaj gjuhё, e kisha helm

Thuaj fjalё, trishtimi e mbildhte nё heshtje,

thuaj puthje, zog, vetmi. Gjithkund ishe ti,

si njё dёnim naiv, helm i pafajshёm, bukuri e dhemshur

vetmi, vetmi. Oh ç’vetmi, shpirti tё zi.

Jetoja dashurinё,

dhe frikё kisha nga vetvetja

aventura mё e bukur qё egziston mbi dhe,

me njё qefin po mё mbulonte, si nё

arkёmort, oh s’ka ngushёllim veç

muzikё hyjnore, pa fund, pa fillim

si qiellorja ngushёllim.

 

Martir i saj doja tё bёhesha.

E ndjeja muzikёn e udhёve

tё zbrazёta nё fshat. Oh trishtimi fisnik

dhimbja nё shpirt, vrrjaga e gjakut

mbi xhaden e pluhurt.

Çdo gur kalldrёmi e kishte tё shkruar emrin tёnd

Si nj kujtesё shekujsh, qe shkruar

Qё nga fillimi i jetёs. E pashmangshme.

Dhe aq madhёrishёm shpirti, zbriste emri yt

nga qielli gri, si shi, gjethet pёshpёrisnin

emrin tёnd! “Jen Jen”, leshverdha syzezё,

dritё dhe mish i bardhё, ёmbёlsi hyjnore

kisha mall ta shihja rishtaz, fort.

Lulet e dritёs kishin

shkёndijat nё vёshtrimin tёnd, dhe tё

qeshurёn tёnde era, si kristal i purpurt nё ag

e lindte mbas çdo ndezje.

 

Jen, Jen, pёrherё, gjithmonё!

“Veç lёngon dashurie, asgjё nuk ka”!

mё buçonte ndёr vesh

Zёri i doktorit.

Ç’ishte dashuria vallё,

kur akoma nuk e njihja aspak?

Ç’ishte dashuria vallё? Tmerr i gjallё?

Bukuri? Hon misteresh? Frikё? Pёrjetёsi?

Apo vetёsakrifikim?

Ç’ishte dashuria vallё, pёr ty?

Pёr veten time, nё atё kohё tё egёr dinosaurёsh?

Ç’ishte dashuria vallё, kur unё,

kryqёzuar mbi dru tё jetёs, lёngoja 20 vjeçar?!

 

 

 

4.

Gjithçka ç’kishte lidhje me ty e doja fort.

Siç dashuron shpirt i adoleshentit.

Rrugёn, ku ti shkelje çdo ditё! I doja shokёt e tu.

Shoqet e gjimnazit, nga larg, me maraz

si i çmenduri, krejt i marrё.

Miqtё e tu, i shihja me zili.

Ah thoja, ato janё tё lumtur.

Ato e kanё fatin tё jenё pranё teje.

Ngordhja qё tё afrohesha.

Vdisja fare pёr njё buzёqeshje tёnden.

Por s’ishte e mundur. U ngatёrrova

Me kёmbёt e mia, krejt i ngrirё, kur kaloje

Si vёllai Dante, Petrarka, si njё Lasgush

I vёrtetё, shembur, tretur, vrarё, sakatuar.

Krejt brenda i mbaruar. Ku ishte fuqia e dashurisё

Ku ishte lufta e saj. Squllje, rёnje, trishtim

E Humba krejt davanё! PO.

Kishte njё xham tё ftohtё ndarje.

Kishte njё barrierё ku kёmba ime,

nuk mund tё shkelte. Nuk duhej!

Kishte njё kufi. Pёrndryshe ёndrra shprishej krejt.

Rrёnoheshin tempujt. Buzёt mё bёheshin tё zeza,

ngrija krejt, dridhesha. Si fёmija nё breg tё detit,

lakuriq nё janar.

Dhe zemra dridhej krejt.

Mё tutje nuk mundesha, nuk mundesha!

E dija mirё. Ishte tokё e minuar, tmerr i gjallё.

Ndihmё! Pak ndihmё mё duhej nga dashuria!

I doja tё gjithё vendet qё shkelje ti.

Aty ndёrtova republika dashurie,

themelova parti, ngrita tempuj

ku njerёzit tё luteshin pёr mirёsi,

si maqedonasi, Aleksandritё.

 

I doja librat qё ti lexoje nё plazh.

Kur flitej pёr ty, i mprehja veshёt si qen

Çdo fjalё mbi ty, psiqikёn time

E godiste me tingull tё egёr kёmbane.

Oh tmerr i gjallё, sa tё afrohesha

Alarmi mё kapte, dridhesha krejt,

çndjenjё ishte ajo? Sishte parё

tё tretej njeriu aq shumё pёr njё femёr,

se meritonte! Por,

Si kaprolli pёrpara

bishёs sё uritur. Oh dridhesha krejt,

fёrgёllimё hyjnore,

llahtari, lemeri, tmerr

mizorja dashuri!

Sapo mora vesh qё dije frengjisht,

iu futa fort frengjishtes.

Ç’nuk mund tё bёja pёr ty?!

 

Pi uthull? Ha njё krokodil?

Hidhesh nё lumё, pa ditur not?

Detin nё kёmbё ta merrja, nё akull!

Kur ti ecje rrugёve, Jen!

Pёrkuleshin degёt tё tё shihnin mё mirё

Zogjtё ngazёlleheshin lumturie,

drita vetё Jen e shtonte forcёn e saj

pёrndritej krejt shpirti nga gaz i fshehtё,

oh ti mishёroje lumturinё dhe gazin pa fund

sikur tё ishe Jezusi vetё.

Ç’ishte Jezusi vallё?

Shpirt qё vinte nga Qielli?!

Ti ishe trup dhe shpirt i ardhur nga toka,

Jen, shpirt pёr sytё e mi, jo vetёm

Mish pёr t’u dashuruar, nga duart e mia.

Kur e kujtoj mё vjen tё qesh por edhe

Fort tё qaj, me psherёtimё, si era

Qё fryn mes dёrrasash nё dimёr.

Shihja Zotin tek trupi yt,

tek buzeqeshja jote e pёrshpirtё,

ndrinte krejt parajsa me 7 qiejt e tij.

Dhe aty plagoseshin dashurie, njerёzit qё tё adhuronin.

Ç’ishte Jezusi vallё? Oh e ёmbёla blasfemi.

Me ty, po tё ma kёrkoje,

tё gjithё mёkatet e botёs do t’i bёja

njё pёr njё, aq shumё u njehsova me ty.

Por ti ishe e mirё, e dija!

Kur unё shihja ty, qaja me sy.

Dhe mё shkonte mendja vёrtetё tek Zoti.

Po, i thoja vetes. Ç’marrёzi!

Po, ka Zot. Deri sa ka Jen, ka Zot atje sipёr.

Por akoma nuk dija t’i lutesha atij.

Ç’pёshtjellje e çuditshme!

Dhimbje, pasion, farё burri,

orgazmё e ndrydhur, fjalё e pathёnё.

Fjala e pathёnё, ёshtё si masturbimi kot,

helm nё fyt, farmak nё tru, çapё e rreshkur

ёshtё fjalё e pathёnё. Si qarje ferri.

Ç’brymё e çuditshme dashurie?

Ç’ёshtё kjo, ç’ёshtё? Triumf a rёnie?

Ngadhnjim, apo lёngim pa fund?

Vdekje, a jetё ёshtё kjo?

Se dija per besё. Fare nuk e dija!

 

Dija qё ti ishe e shtrenjtё dhe e pamposhtur.

Si njё xhevahir qё me 9 kasaforta e ruajnё.

Ku vetё sekreti i jetёs ёshtё ndryrё.

Njё fjalё e jotja e kishte pushtetin e diktatorit

Mё tё zi. Oh vdekje lotёsh qё rilind, ja ç’ishe

Udhёtim nё oqeanin e dhimbjes.

Njё buzeqeshje e jotja e ndriçonte botёn krejt.

Kur ti ishe e vrenjtur shi i rrёmbyer binte,

buçiste deti, pulёbardhat iknin kuturu,

nё shkёmbinj pёrplaseshin shqiponjat qorre.

 

Oh ç’gjёmё brenda meje!

Zoti im ishe mbi dhe, e dija.

Kisha ç’tё lusja. Kujt t’i pёrgjёrohesha.

Nёse kisha shkreptimё drite nё gji, a zi tё zezё,

varej, gjithçka nga ti. Pastaj vdiqa krejt.

 

Kur u ktheva nga fshati,

mbas udhёtimit tё harresёs, me qefin mё mbёshtollёn,

mё futёn nё arkivol, mё degdisёn atje poshtё.

Mё mirё gjallё nё dhe, se pa ty.

“Pse vdiq, pse? Sa i ri i shkreti” thonin disa.

“Se dimё pёr Zotin. Iu sёmurën trutё.

Qante orё pa orё! Pastaj i humbi dёshira pёr jetё”

thonte njё tjetёr.

Unё dёgjoja gjithçka sikur tё isha gjallё.

Gjallё isha! Isha gjallё pёr ty.

Por sa bukur. Sa i bukur ngrihej mёngjesi.

Sa fort lartёsohej perёndimi.

Sa fort buçiste jeta me bukurinё e saj.

 

 

5.

Ç’bёn, ç’bёn tani atje larg?

Ndёrsa shkruaj, ti diku merr frymё.

Diku ti psherёtin, ndёrron tё brendshmet,

pazarin e bёn.

Diku ti shtrihesh dhe mendon.

Jo kohёn qё kalon. Atё jo.

As edhe dhimbjen e dikurshme,

tё cilёn kujtesa, nё njё qilar e ka shpёnё.

Lёnё, harruar, syrgjynosur.

Siç braktisim njё rrobё tё vjetёr

e cila nuk na sherben mё.

Kёshtu pra Jen. Jen qё kurrё s’je. S’ke qenё,

s’do tё jesh.

T’u afrova.

A i afrohesh dot Zotit? I padukshёm

Dhe fuqiplotё.

Ai tё verbon me dritё! Tё ngjall krejt.

Tё shёron, a tё vret nё vend.

Ashtu edhe ti. Si njё Zot ishe pёr mua.

Katedrale drite,

ku unё lutesha pёr tё gjetur ngushёllim

Jen qё poet linde;

Jen, tingull dhe dёshirё.

Jen, psherёtimё dhe vetmi

Jen, qё diku jeton me siguri, por

Edhe pse e di, kurrё

Vёrtetё nuk do ta di!

 

 

Please follow and like us: