Sulmi i madh dhe i befasishëm i Ukrainës trondit Putinin
Me një sulm të befasishëm në rajonin rus të Kurskut, forcat e armatosura ukrainase kapën në befasi shefin e Kremlinit, Vladimir Putin dhe udhëheqjen e tij ushtarake.
Deri më tani, ushtria ruse nuk ka gjetur ende një formulë për të ndaluar ofensivën ukrainase. Ushtria e presidentit Volodymyr Zelensky po ushtron presion të pamëshirshëm me raketa, dronë dhe artileri.
Trupat ruse bënë thirrje për përforcime – deri më tani me pak sukses. Megjithatë, sipas ekspertëve nga Instituti Amerikan për Studime të Luftës (ISW), përparimi i Ukrainës po ngadalësohet. Sipas ISW, të dhënat tregojnë se pozicionet ukrainase mund të mbaheshin ose se trupat madje mund të përparonin.
Kaosi ka shpërthyer në rajonin e Kurskut. Kremlini raportoi se qytetet pranë kufirit janë evakuuar. Thuhet se 76.000 oersona janë dërguar në rajone të tjera.
Presidenti Zelensky ka komentuar publikisht ofensivën për herë të parë. Ai tha se me avancimin e Kievit, po përpiqej të zhvendoste luftimet në territorin rus. Ukraina po dëshmon se mund të “sigurojë drejtësi dhe të bëjë presion mbi agresorin”.
Objektivi: “Destabilizimi i Rusisë”
Në këmbim, Rusia vazhdon të përdorë sulme nga ajri. Sipas autoriteteve, një katërvjeçar dhe babai i tij vdiqën në një sulm ajror pranë Kievit. Një djalë dymbëdhjetëvjeçar ka mbetur i plagosur. Zelensky u ankua se Rusia kishte lëshuar 30 raketa dhe 800 bomba rrëshqitëse në Ukrainë vetëm gjatë javës së kaluar. (BILD)