Albspirit

Media/News/Publishing

Kristaq Balli: DISA FOTO TE PANJOHURA ME NGJYRA TЁ GJON MILIT, 1962

Nga muzikali: “Si të keni sukses në biznes pa u përpjekur …”( How to Succeed in Business Without Really Trying), 1962, fitues i muzikalit më të mirë, i producentit, i autorit, aktorin kryesor, aktorit të rolit dytësor, regjisë së shfaqjes dhe regjisë muzikore. Fytyra e suksesit të atij muzikal është aktori Robert Morse. Setin fotografik të Gjon MIlit e ka paraqitur Eliza Berman, editore e TIME.com.
Siç shihen, fotot janë të një mjeshtërie të lartë artistike të realizuara direkt gjatë shfaqjes, kryesisht me teknikën e “Stop action” (Ndalim i aksionit), teknikë të cilën Mili e përmirësoi deri në perfeksion. Të veçanta fotot i bëjnë gjithashtu fuqia mjeshtërore e ngjyrave, që i përgjigjej atmosferës gazmore e larushane të muzikalit dhe që bazohej në njohjen dhe përvojën e gjatë teknologjike, inxhinierike e optike të Gjon Milit.
Please follow and like us: