Albspirit

Media/News/Publishing

Budallai inteligjent sipas psikologut Andreas Maercker

Eshtë e rëndësishme të kuptojmë se sjellja prej budallenjsh nuk ështe e kufizuar vetëm tek njerëzit me të ashtuquajturin “nivel të ulët inteligjence”. Atë e gjen shpesh edhe tek njerëz që kanë pozicione të larta në politikë, arte dhe shkencë. Ata që mendojnë se të qënit të zgjuar në një fushë, i bën ekspertë në të gjitha fushat e tjera.

Kur Sokrati kërkonte nëpër Athinë për njeri inteligjent – ​​veçanërisht një person që ishte më i mençur se ai – ai hasi në diçka të papritur. “Ata me reputacion më të madh më dukeshin,” deklaroi ai, “praktikisht më të mangët. Nga ana tjetër, ata që ishin “gjoja inferiorë” iu dukën filozofit grek si “më të kompletuar “.

Në kërkimin e tij për të gjetur njeriun më të mençur në Athinë, Sokrati iu afrua politikanëve, poetëve dhe zejtarëve. Ai u takua me ekspertë politikë që kishin, në të vërtetë, njohuri të jashtëzakonshme mbi çështjet politike, por që nuk ishin domosdoshmërisht të mençur dhe as që e ushtronin arsyen e shëndoshë në çështjet e jetës së përditshme.

E njëjta gjë mund të thuhet për poetët. Sokrati zbuloi se talenti i një poeti me fjalën, nuk shfaqej edhe në aftësitë e tjera të tij. Shpesh herë, ata i thonë gjërat me shumë finesë, deklaroi ai, “pa patur dijeni për atë që po thoshin”. Dhe më tej, vazhdonte: “Vura re gjithashtu se fakti që bënin poezi, i bënte të mendonin se ishin ndër më të mençurit mes njerëzve, edhe në gjërat e tjera, por që në të vërtetë nuk ishin”.

Edhe zejtarët ishin shumë të zotë për të realizuar skulptura, piktura, poçe dhe për shkak të kësaj “secili prej tyre pretendonte se ishte më i mençuri edhe në të tjera fusha”. Ky gabim në të menduar – pra që për shkak se je i aftë në diçka, je domosdoshmërisht i aftë edhe në fusha të tjera – dukej se ua errësonte atë mençuri që vërtet e zotëronin, përfundoi filozofi.

Psikologu klinik gjerman Andreas Maercker e përcakton budallallëkun si të menduarit e ngurtë, dogmatik dhe joelastik, që sipas tij, shpie në ndjesinë e hidhësisë dhe mërzisë.

Të tillë njerëz i ndeshim në përditshmërinë tonë, ndeshim atë personazhin që jep mendje për këtë njeri apo atë ngjarje, por që i mungojnë aftësitë e nevojshme, për të qenë ekspert në temën për të cilën flet.

Sipas përcaktimit të Maeckerit, këta njerëz veprojnë si budallenj, që është e kundërta e mençurisë. Eshtë e rëndësishme të kuptojmë se sjellja prej budallenjsh nuk ështe e kufizuar vetëm tek njerëzit me të ashtuquajturin “nivel të ulët inteligjence”. Atë e gjen shpesh edhe tek njerëz që kanë pozicione të larta në politikë, arte dhe shkencë. Ata që mendojnë se të qënit të zgjuar në një fushë, i bën ekspertë në të gjitha fushat e tjera.

Budallai inteligjent

Please follow and like us: