Bruna Gjoni Përvathi: Ti je unë Sofi
Po bie shi…
Në kryqëzimin përbri Katedrales dëgjohen hapa gruaje
Je ti Sofi…
Nata ka zbritur mbi flokët e tu të gjitha vetmitë…
Sytë t’i ka kthyer në vjeshta të lagura
Brenda tyre luhen sinfonitë e dhimbjes… që vetëm gratë i kuptojnë.
Ti je trisht Sofi…
Fryma jote loton si shelgu që varet mbi liqenin e mbushur me lot
…duke pritur pulëbardhat t’i pijnë.
Mos u bëj qiell Sofi…
Qielli është për zogjtë
Gratë si ty nuk duhet të shuhen si cigare në duart e burrave.
Mos ik Sofi…
Dua t’i dëgjoj hapat e tu në kryqëzimin përbri Katetrales
Edhe kur të pushoj shiu…
Please follow and like us: