Pajtim Sejdinaj: Kjo Shqiponjë!
Kushtuar Musine Kokalarit
Meditoj për “Luftën e Trojës”.
Një Zgërbell iu qep Shqiponjës.
E helmoi pak nga pak.
Shpirti i saj shpërtheu në flakë.
Gjarpërinjtë, gjarpërinjtë e zinj.
E mohuan historinë.
S’ e dinin se kjo Shqiponjë.
Udhërrëfyse kishte Dashurinë .
Malli për truallin shqiptar.
I vlonte në gjak e në damar.
Paqe-Liri kërkoi.
Por Zgërbelli ia mohoi.
Shkrep dielli në Gjirokastër.
Rreze dritë në çdo vatër.
Kjo Shqiponjë, Shqiponjë Mali.
Është Musine Kokalari.
Kjo Shqiponjë në truallin mëmë.
Ka hap krahët, ka hedhur rrënjë.
Mbirë si lule në çdo zemër.
Si një Yll ndriçon çdo Ëndërr.
Please follow and like us: